Si te aplikosh për shkollë të lartë Master në Suedi!

-Duhet të hapësh një llogari tek antagning. Se  ( https://www.antagning.se/se/start )

-Pasi ke gjetur shkollën apo masterin që do ndjekësh, duhet të gjesh informacion për sa i përket pagesës, edhe sa vite do zgjatë shkolla ose masteri.

– Çdo shkollë ka kontaktet e veta dhe ju do merrni informacionin mbi pagesën që duhet bërë.

-Kur pranoheni nga një universitetet, hapi tjetër është që të aplikosh në migrationsverket.se për lejeqëndrimin.

Nga data 19 maj ju mund të aplikoni online për leje qëndrimi për studime në Suedi.

Këtu do të gjeni info tek faqja zyrtare e emigracionit (https://www.migrationsverket.se/English/Private-individuals/Studying-and-researching-in-Sweden/Nyhetsarkiv/2020-06-10-New-online-appli-ca-tion-to-study-in-Sweden.html)

Emigracioni do ju kërkojë fotokopje pasaporte, pranimin e shkollës si dhe pagesën e shkollës dhe e fundit do t’ju kërkojnë edhe leket ne bankë, dmth që keni mundësi të mbani veten tuaj gjatë gjithë kohës që ju studioni! (Lekët ne bankë janë vetëm sa për të treguar migrationsverket që keni mundësi të mbani veten tuaj, dmth, pasi enti i emigracionit të ketë marreë vendimin për ju, atëherë ju mund t’ tërhiqni nga banka në Shqipëri) Kujdes!! Kur aplikoni për leje qëndrimi duhet të aplikoni njëkohësisht për partnerin edhe fëmijët që keni që të keni të drejtë t’i merrni me vete ata që në fillim, sepse bëhet me e vështirë në vazhdim!

Nga Adri Andreas Spiro