Fëmijët dhe të rinjtë që kërkojnë azil duhet të pranohen sa më shpejt që të jetë e përshtatshme në lidhje me rrethanat e tyre personale. Sidoqoftë, ato duhet të të regjistrohen të paktën brenda një muaji nga mbërritja në Suedi.


Ajo që nënkupton “mbërritja” nuk është definitisht e përcaktuar, por duke u bazuar në interesat themelore të fëmijës,
është e përshtatshme të llogaritet momenti/data kur ai ka ardhur në Suedi.

Për studentët e ndryshëm që vijnë nga familje azilkërkuesish, nuk ka data të veçanta se sa shpejt ata duhet
të futen në shkollë, por kjo duhet të ndodhë sa më shpejt dhe pa vonesa të panevojshme.

Informacionet vijojnë në një artikull pasues…

Marrë nga faqja zyrtare e arsimimit suedez. Përkthyer dhe përshtatur nga Eduart Ndreu për albaner.nu