Këtu do të përmbledhim informacione se çfarë vlen mbi të drejtën e arsimimit, përsa u përket nxënësve të sapordhur në Suedi.

Kush konsiderohet i sapoardhur sipas Ligjit të Arsimit?
Një nxënës i sapoardhur quhet ai që më parë ka jetuar në një shtet tjetër dhe tani jeton në Suedi. Ai duhet të ketë filluar arsimin e tij pas fillimit të rregullt të semestrit në klasën e parë ose më vonë. Pas 4 vitesh në një shkollë suedeze, nxënësi nuk llogaritet më si i porsaardhur.
Regjistrimi në shkollë i të sapoardhurve
Në cilin cikël shkollor ka të drejtë një i sapoardhur (azilkërkues)?
Ai që është, ose do të regjistrohet në regjistrin e popullsisë sipas Ligjit për regjistrimin e popullsisë, do të konsiderohet banor. Kështu ju keni të drejtë për të gjithë arsimin në sistemin shkollor Suedez. Nëse ju nuk jeni i regjistruar, ose nuk do të jeni i regjistruar, mund të keni të drejtë për një arsim të kufizuar.
Një azilkërkues ka të drejtën e arsimit në:
- förskola
- förskoleklass
- grundskola
- grundsärskola
- specialskola
- sameskola
- gymnasieskola dhe gymnasiesärskola nëse viti shkollor fillon para se ai të ketë mbushur moshën 18 vjeç.
Një student që ka filluar arsimin e tij në një program hyrës ose një program kombëtar në shkollën e mesme, ose shkollën e mesme speciale të lartë para moshës 18 vjeç, ka të drejtë të përfundojë arsimin e tij/saj në komunë. Kjo vlen edhe pas ditëlindjes së 18-të të studentit.
Nxënësit që janë pa dokumente kanë të drejtën e förskoleklass, grundskola, grundsärskola, specialskola, sameskola gjithashtu gymnasieskola dhe gymnasiesärskola, nëse ata fillojnë vitin shkollor para se të mbushin 18 vjeç.
Informacionet vijojnë në një artikull pasues…
Marrë nga faqja zyrtare e arsimimit suedez. Përkthyer dhe përshtatur nga Eduart Ndreu për albaner.nu