Turizmi i brendshëm, mundësi për kohë të përbashkët familjare me shumë sesa shtrëngim i COVID 19

Pas udhëtimit të korrikut të kaluar në Veri të Suedisë (Sundsvall-Umeå, Luleå-Skellefteå-Piteå-Kiruna), këtë mes korriku ishte radha për të kaluar një jave të bukur në Jug. Përveçse kënaqësisë për të qëndruar disa ditë bashkë, udhëtime të tilla shërbejnë edhe për të njohur bukuritë natyrore si edhe vlerat historike të këtyre zonave. Sigurisht edhe për të bërë ndonjë ditë plazh, aq sa lejon moti në Suedi 😎

Këtu shteti ka investuar për të ruajtur e shfrytëzuar çdo pasuri të mundshme natyrore, historike etj. Ndërsa në vendet tona qoftë Shqiperia dhe Kosova, trashgimia historike e kulturore, zhytet edhe më tepër në thellësitë e kohës.

Me nisje nga Stockholm, turneu i këtij viti pati këto ndalesa:

Jönköping➖Halmstad➖Ullared➖Växjö➖Kalmar➖Öland (Borgholms, Böda Sand, Karlevi)➖Karlskrona➖Kristianstad➖Lund-Malmö dhe Helsingborg.

➖ Jönköping ka liqenin e dytë më të madh në Suedi dhe të 6-in në Europë për nga madhësia. Vättern i jep qytetit një pamje madheshtore, njësoj si Pogradeci ynë 🇦🇱

➖ Në Halmstad gjendet porta e Veriut, që dikur ka qenë kufiri mes Suedisë dhe Danimarkës.
-Växjö është qyteti më i gjelbërt i Europës.

➖ Ullared është një qytet i vogel por ku çdo vit shkojnë rreth 5 milionë turiste, shumica e të cilëve blejnë produkte në Gekås, një supermarket gjigand dhe mjaft i veçantë në llojin e vet.

➖ Kalmar njihet ndryshe si kryeqyteti i Skandinavisë që nga viti 1397, kur u krijua union ekonomik dhe politik i këtyre vendeve. Në këtë qytet-port, ka edhe një numër kështjellash, ku njëra prej tyre e futur në det.

➖ Öland është një ishull mjaft i bukur dhe i pasur jo vetëm për shkak të plazheve të shumta, por edhe vlerave historike që mbart. Në këtë zone, pranë fshatit Karlevi, gjendet Runsten, një prej gureve ku është shkruar për here të parë gjuha paraardhëse e Suedishtes, më shume se 1000 vjet më parë.
Ishulli Öland lidhet me Kalmar me një urë panoramike rreth 7 km të gjatë.

➖ Karlskrona është një tjetër qytet i bukur në Jug i shtrirë buzë detit.

➖ Në Kristianstad gjendën mes të tjerash pasuri të shumta natyrore si psh Vattenriket.

➖ Lund është qytet i njohur universitar, por qyteti që është shumë afër Malmös, ka në qender të tij Domkyrkan, një vend peligrinazhi për çdo turist.
-Malmö mund të ketë imazh jo të mirë sa i takon kriminalitetit, por qyteti është shume i bukur në çdo cep të tij dhe njeriu kënaqet duke shijuar diellin dhe bukuritë e qytetit, çdo herë që shkon atje.

➖ Rruges për në kthim, nuk mund të rrish pa e vizituar Helsingborg, i cili të shpalos bukuritë e tij sidomos po të ngjitesh në tarracën e qytetit.

Pushime të mbara të gjithëve! vitin tjetër pa COVID!

Nga Arben Shaqir Vata