Bilden kan innehålla: 2 personer, personer som står, kostym och inomhus
Bilden kan innehålla: himmel, ränder, moln och utomhus




Zoti Cakaj ka zhvilluar disa takime, në Danimarkë e Suedi me drejtues të komisioneve parlamentare për çështje të OSBE-së dhe Bashkimit Evropian, si dhe me udhëheqës të agjencive zhvillimore me kontribut të çmuar në zhvillimin e Shqipërisë, sikurse Zyra Suedeze e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit (SIDA) 🇩🇰🇸🇪…

Në Kopenhagen ai u takua me Kreun e Delegacionit Danez në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, z. Peter Juel Jensen dhe Kryetaren e Komisionit Parlamentar për Çështjet e Integrimit, znj. Eva Kjer Hansen.

Zoti Cakaj ka zhvilluar vizitë zyrtare dhe në Stokholm. Ai ka zhvilluar takime edhe me Zëvendëskryetaren e Parlamentit dhe Anëtare e Komisionit të Punëve të Jashtme, znj. Kerstin Lundgren dhe Drejtoren për Ballkanin Perëndimor, Turqinë dhe Amerikën Latine të Zyrës Suedeze të Zhvillimit dhe Bashkëpunimit (SIDA), znj. Carolina Wennerholm.

Thellimi i bashkëpunimit tyre në të gjitha nivelet institucionale mbetet i një rëndësie të posaçme jo vetëm për zhvillimin e mëtejmë të Shqipërisë, por edhe në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.


Ministri i Jashtëm zoti Cakaj gjatë vizitës së tij zyrtare në Stokholm ka takuar edhe Sekretaren e Shtetit në Kryeministrinë e Suedisë, znj. Karin Wallensteen 🇦🇱🇸🇪!

Ato kanë biseduar hollësisht për angazhimet e përbashkëta në kuadër të OSBE-së, në rrafshin politik, ekonomik dhe njerëzor.

Duke pasur parasysh se Suedia do të marrë Kryesinë e OSBE-së menjëherë pas Shqipërisë, këmbyen informacionin e nevojshëm dhe bashkërenduan veprimet në shërbim të një bartje sa më të suksesshme të Kryesisë për vitin e ardhshëm.

Suedia, po ashtu, mbështet edhe synimin e Shqipërisë për ulësen e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023.

Ato biseduan edhe për rrugën evropiane të Shqipërisë, rëndësinë e vazhdimit të reformave dhe mbështetjen politike të Suedisë deri në anëtarësimin e plotë të vendit në Bashkimin Evropian.


Gjatë vizitës së tij në Stokholm Ministri i Jashtëm zoti Gent Cakaj është takuar gjithashtu me Ministren e Jashtme të Suedisë, znj. Ann Linde 🇦🇱🇸🇪!

Ato biseduan për punën e jashtëzakonshme të Zyrës Suedeze të Zhvillimit dhe Bashkëpunimit (SIDA), në zhvillimin e Shqipërisë dhe mbështetjen teknike të grupit përgjegjës për negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Suedia vazhdon të jetë një përkrahëse e fuqishme e rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe marrëdhënia jonë politike e diplomatike është e një rëndësie të pazëvendësueshme.

Po ashtu, u pajtuan për domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit në kuadër të OSBE-së dhe rëndësinë e marrjes së ulëses së anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga Shqipëria.

Mbetet skajshmërisht të përkushtuar për ta thelluar marrëdhënien me Suedinë.