Gjithnjë e më shumë aksidente ndodhin me skuter elektrik në Suedi

Numri i aksidenteve me skuter elektrikë është rritur në vitin 2019. Incidentet ndodhin zakonisht netët e fundjavës .

– Unë mendoj se kjo ndodh kryesisht sepse skuterat elektrikë janë futur në qytetet e mëdha, thotë Åsa Forsman, studiuese në sigurinë rrugore në VTI në Linköping.

Në vitet e kaluara, aksidentet me skuterë elektrikë kanë qenë shumë të pazakonta në Suedi. Por në dy vitet e fundit, numri i skuterëve elektrikë është rritur ndjeshëm përmes qirave të ndryshme. Si rezultat, numri i aksidenteve gjithashtu është rritur ndjeshëm.

Në vitin 2017, janë regjistruar gjashtë aksidente, në 2018 – 15, dhe në 2019 kishte 490 aksidente, tregon një studim të ri nga Instituti Suedez i Kërkimit Rrugor dhe Transport, VTI.

Kështu mendojnë të rinjtë për rreziqet e skuterëve elektrikë:

Aksidentet ndodhin netët e fundjavës

Deri më tani, ka pasur pak kërkime për aksidente me skuter elektrik. Prandaj, VTI, në emër të Administratës Suedeze të Transportit, tani ka ekzaminuar statistikat e aksidenteve për vitin 2019.

– Ne i krahasojmë statistikat e aksidenteve me çiklistët elektrikë dhe më pas shohim që çiklistët elektrikë goditen më shpesh gjatë natës – sidomos të Premten dhe të Shtunën. Shumë herë ata nuk perdorin helmetë në kohën e aksidentit, thotë Åsa Forsman.

Ajo shton se deri më tani jan pak të moshuar nga mosha 55 vjeç e lart, të lënduar nga një skuter elektrik.

Si duket e ardhmja – a do të vazhdojnë të rriten aksidentet?

– Është e vështirë të thuhet. Ka shumë të bëjë me atë se sa popullorë do jenë skuterët elektrikë në të ardhmen dhe se si zhvillohet përfitimi në kompanitë që merren me qira, thotë Åsa Forsman.

svt/nyheter