Personat me probleme sociale eshte grupi për të cilin komuna Södertälje jep kontratat më të strehimit social. Qëllimi është që njerëzit të jenë në gjendje të marrin përsipër kontratat pas dy vjetësh – por një përmbledhje e bërë nga SVT tregon se shume njerez ende kanë mbështetje për dekada – dhe në disa raste njëzet vjet.

Komuna e Södertälje ka pak më shumë se 370 kontrata të strehimit social, d.m.th. strehim të përkohshëm që u jepet me qira të pastrehëve me probleme sociale, siç janë abuzimi ose borxhet me zyren e përmbarimit. Njerëzit atëherë, pa qene e novjshme te presin radhen per banes sociale, mund të marrin një kontratë të përkohshme apartamenti.

Gjatë periudhës së qëndrimit, personat marrin mbështetje nga administrata sociale me qëllim që të jenë të gatshëm të marrin përsipër kontratën pas dy vjetësh, të cilën rreth pesëdhjetë vetë e bëjnë çdo vit. Por SVT ka kërkuar listën e të gjithëve me kontrata sociale dhe duket se 75 përqind e atyre që iu dha kontributi, jetuan më gjatë se dy vjet. Një në dhjetë ka jetuar për më shumë se dhjetë vjet – dhe disa për njëzet vjet.

Martin Lindvall, kreu i politikave sociale në Fastighetsägarna Sverige, ka vezhguar sesi bashkitë e ndryshme në vend përdorin kontratat e strehimit social. Ajo që synohet si zgjidhje e përkohshme në disa vende do të bëhet e përhershme, thotë ai.

– Kontratat sociale përdoren për të zgjidhur problemet strukturore në tregun e shtëpive dhe ka të bëjë me mungesën e një politike të strehimit social, thotë ai.

Por Pierre Gharzani kreu i qendrës së fitimit në zyrën e shërbimeve sociale në komunën e Södertälje nuk ka te njejtin mendim .

– Ju nuk duhet ta shihni këtë si një zgjidhje për strehim sepse nuk është ashtu. Sigurisht, është problematike që disa të qëndrojnë për një periudhë më të gjatë dhe ne po punojmë shum për të siguruar që njerëzit të marrin përsipër kontratat e tyre më shpejt, thotë ai.

svt/södertälje