Për vende si Shqipëria dhe Kosova, në Suedi është në fuqi këshilla për të mos udhëtuar për te to deri më 31 gusht, nëse nuk është e domosdoshme. Pra mund të udhëtosh vetëm nëse e ke të domosdoshme të shkosh por jo për pushime.

Nga ana praktike, kjo do të thotë se në shumë raste nuk vlejnë sigurimet nëse të ndodh diçka.

Kuptohet që nëse ke simptoma të Covid19, nuk duhet të udhëtosh se u ngjit virusin të afërmëve dhe të tjerëve që takon.Në Stokholm mund të testohesh falas për të parë nëse e ke virusin apo nëse e ke pasur dhe trupi yt ka fituar imunitet. Rezervimi bëhet te faqja 1177.se


Kij parasysh se këshilla për të mos udhëtuar mund të ndryshojë në javët e ardhshme.

Për disa vende të BE-së si Italia, Greqia, Kroacia, Spanja, këshilla për të mos udhëtuar është në fuqi deri më datë 30 qershor. Për vendet e tjera të Shengenit, deri më 15 korrik.

Burimi: UD häver reseavrådan till tio länder