Ata që janë banorë në vende si Shqipëria e Kosova nuk lejohen të hyjnë në Suedi deri më 30 qershor. Por ka disa përjashtime.
Nëse plotëson një nga kushtet e mëposhtme, mund të hysh në Suedi:
– Je i regjistruar si banues në Suedi. Dmth paguan taksat këtu.
– Ke leje qëndrimi në Suedi dhe po kthehesh në shtëpi
– Ke arsye të forta e nevoja të vecanta për të ardhur në Suedi
– Vjen për të punuar në shërbimin shëndetësor
– Je puntor sezonal në sektorin e bujqësisë, pyjeve dhe kopshtarisë
– Je duke kaluar tranzit për në një vend tjetër
– Ke arsye të forta familjare
– Ke nevojë për mbrojtje ndërkombtare
– Vjen për nevoja humanitare
Mund të ketë edhe kategori të tjera njerëzish që lejohet të hyjnë.
Gjykimin mbi nëse dikush mund të lejohet të hyjë në Suedi e bën policia kufitare.
Data e ndalimit për të hyrë në Suedi mund të zgjatet.
E njëjta gjë si më sipër vlen edhe për ata që janë banorë në Serbi, Maqedoni apo Malin e Zi.
Informacioni është marrë nga faqja e ministrisë së jashtme të Suedisë.