Uppehållstillståndskort.
Försvunna barnens asylärende avskrivs – trots skäl för ...

Nëse ju është dhënë leje qëndrimi do të merrni gjithashtu edhe një kartë leje qëndrimi si provë se lejoheni të jetoni në Suedi. Karta ka një çip kompjuterik që përmban shenjat tuaja të gishtave dhe një fotografi tuajën. Gjithmonë duhet të keni me vete kartën e lejes së qëndrimit kur të paraqiteni në agjencitë qeveritare ose shërbimet e kujdesit shëndetësor.

Foto­gra­fimi dhe marrja e shen­jave tuaja të gishtërinjve

Kushdo që do të marrë një leje qëndrimi duhet të fotografohet. Fëmijëve nën gjashtë vjeç nuk është e nevojshme që t’u merren shenjat e gishtave. Kushdo që nuk mund të japë shenjat e gishtave për arsye fizike, si p.sh. lëndime të përhershme në gishta, nuk është e nevojshme që t’i merren shenjat e gishtave.

Shenjat e gishtave dhe fotografia ruhen vetëm në çipin e kartës dhe askund tjetër. Për atë arsye, sa herë që ju lëshohet një kartë e re leje qëndrimi duhet të fotografoheni dhe t’ju merren sërish shenjat e gishtave. Kartat e lejes së qëndrimit lëshohen pa pagesë përveç tarifës së bërjes së kërkesës për lejen.

Nëse jeni jashtë Suedisë

Nëse ju nevojitet vizë për të udhëtuar në Suedi duhet të vizitoni ambasadën ose konsullatën suedeze për t’u fotografuar dhe për t’ju marrë shenjat e gishtave. Lexo më shumë në uebsajtin e ambasadës apo konsulatës para vizitës suaj. Nëse nuk ju nevojitet vizë për të udhëtuar në Suedi, do të fotografoheni dhe do t’ju merren shenjat e gishtave në Suedi. Ju duhet të paraqiteni sa më shpejt tek Zyra e Migracionit pas marrjes së lejes së qëndrimit dhe mbërritjes në Suedi.

Nëse jeni në Suedi

Nëse ti duhet të vazhdosh një leje në Suedi apo ke nevojë për një kartë të re të lejes së qëndrimit, atëherë ti duhet të vizitosh Zyrën e Migracionit për tu fotografuar dhe për t’i lënë shenjat e gishtrinjëve. Kjo vlen edhe për ty që kërkon mbrojtje në Suedi dhe nuk ke ndonjë leje këtu në Suedi.

Me rastin e vizitës që bën në Zyrën e Migracionit, ti duhet të marrësh pasaportën me vete. Kur karta e lejes së qëndirmit të jetë bërë gati, ajo do të dërgohet në adresën tënde në Suedi. Prandaj është shumë e rëndësishme që ti t’a deklarosh adresën tënde në Suedi me rastin e vizitës tënde në Zyrën e Migracionit për të lënë shenjat e gishtrinjëve dhe për tu fotografuar.


Rezervoni një takim me Zyrën e Migracionit për t’ju fotografuar dhe marrë shenjat e gishtave (në anglisht)

Ku mund të na gjeni (në anglisht)

Nëse ndrys­honi adresën tuaj

Nëse dëshironi që karta juaj e qëndrimit t’ju dërgohet në shtëpi, na nevojitet adresa juaj. Nëse jeni transferuar mund të jepni adresën tuaj të re kur të paraqiteni pranë Zyrës së Migracionit. Mos harroni të tregoni migracion nëse jetoni me dikë tjetër dhe keni një adresë “c/o” (nën kujdesin e dikujt/zotit shtepisë).

Kur bëhet gati karta e lejes së qënd­rimit

Nëse ju kanë fotografuar dhe ju kanë marrë shenjat e gishtave në ambasadë apo konsullatë, kartën do ta merrni prej tyre. Pyetni në ambasadë ose konsullatë nëse ata do ta dërgojnë te ju kartën apo nëse duhet të shkoni ju atje për ta marrë. Pasi të merrni një vendim për dhënien e lejes së qëndrimit, mund të duhen deri në katër javë për të prodhuar kartën dhe për ta dërguar atë pranë ambasadës ose konsullatës.

Nëse jeni fotografuar dhe ju kanë marrë shenjat e gishtave pranë Zyrës së Migracionit, karta do t’ju dërgohet në adresën e shtëpisë brenda një jave.

Karta e lejes së qëndrimit prodhohet kur merret vendimi, por jo më herët se tre javë përpara fillimit të vlefshmërisë së lejes që qëndrimit.

Nuk është e mundur që të përshpejtohet prodhimi apo dorëzimi i kartës.


Të dhënat që përmban karta

Karta e lejes së qëndrimit mes të tjerash përmban informacion rreth llojit të lejes që keni dhe se sa e ka afatin e vlefshmërisë karta. Në kartë ndodhen edhe të dhënat tuaja personale. Në pjesën e pasme të disa kartave është teksti “Lejohet të punojë” (“Får arbeta”). Kjo bëhet kur vendimi që merrni nuk tregon drejtpërdrejtë se keni të drejtë të punoni, si p.sh. kur ju jepet leje qëndrimi e përhershme. Por nëse fillimisht ju është dhënë leje pune në Suedi, vendimi tregon se keni leje pune, prandaj nuk është e nevojshme që karta të përmbajë në pjesën e pasme tekstin “Lejohet të punojë”. Për fëmijët, teksti përfshihet (aty ku aplikohet) nga momenti kur ata mbushin 16 vjeç.

Kontrol­loni infor­ma­cionin në kartën tuaj

Gjithmonë kontrolloni që emri në kartën e lejes së qëndrimit të jetë i njëjtë me emrin në pasaportë. Nëse karta juaj ka emër të gabuar, duhet të vizitoni Zyrën e Migracionit ose ambasadën për të marrë një të re. Merreni pasaportën me vete.

Nëse ndryshoni emrin fillimisht duhet të kontaktoni me Zyrën e Tatimeve, e cila është përgjegjëse për regjistrin e popullsisë, me qëllim që të regjistrojnë emrin tuaj të ri. Më pas duhet të paraqiteni pranë Zyrës së Migracionit për të marrë një leje të re qëndrimi.

Kur udhëtoni

Kur udhëtoni duhet të paraqisni kartën së bashku me pasaportën. Karta vetë nuk mund të përdoret si dokument identifikimi apo dokument udhëtimi.

Vlefshmëria e kartës

Ju do të merrni një kartë të re për leje qëndrimi sa herë që ju jepet një leje e re qëndrimi ose shtyhet afati i saj. Karta është e vlefshme për të njëjtën periudhë sa leja, por asnjëherë më shumë se pesë vjet. Kur t’ju nevojitet një kartë e re e lejes së qëndrimi, duhet të fotografoheni dhe t’ju merren sërish shenjat e gishtave. Merr me vete gjithmonë kartën e vjetër të lejes së qëndrimit kur ti shkon te Zyra e Migracionit për të marrë një kartë të re.

Nëse humbni kartën

Nëse humbni kartën e lejes së qëndrimit, ose nëse ju vidhet, duhet fillimisht ta denonconi këtë në polici. Më pas duhet të paraqiteni tek Zyra e Migracionit për t’u fotografuar dhe për t’ju marrë shenjat e gishtave për një kartë të re. Merrni një kopje të denoncimit në polici, kur bëni denoncimin ose më pas me postë.

Nëse nuk e keni marrë kartën tuaj

Keni pritur për shumë kohë për kartën e lejes së qëndrimit? Arsyeja mund të jetë se karta i është kthyer Zyrës së Migracionit. Kjo mund të ndodhë nëse Zyra e Migracionit nuk ka adresën tuaj të saktë.

https://www.migrationsverket.se/English/Contact-us.html (ANGLISHT)