❗️INFORMACION ❗️ 

Karta LMA për azilkërkuesit 

Karta LMA është një kartë plastike me një fotografi nga ju që tregon se jeni azilkërkues dhe se mund të jeni në Suedi ndërsa prisni një vendim. Në disa raste, ju do të paguani një tarifë më të ulët të pacientit nëse paraqisni kartën tuaj LMA kur  vizitoni sistemin e kujdesit shëndetësor. ( si psh ambulancen e lagjes/Spitalet etj ) 

PYETJE❓ Kur vlefshmëria e kartës do të skadojë? Duhet te caktoni një vizitë për të shkuar ne zyren e Migracionit, në mënyrë që të merrni një karte të re. Bëni një takim për të marr kartën tuaj të re LMA gjatë javës së fundit të muajit qe eshte e shkruar në kartë për t’u siguruar që kartela juaj e re LMA vjen ne kohë. Kur të merrni kartën tuaj të parë LMA, duhet të përfshini edhe letrën që keni marrë kur paraqitet kërkesën tuaj për azil, ose dokumentet mbështetëse për kërkesën tuaj. Kur merrni një kartë të re LMA, duhet te sillni dhe kartën që keni tashmë. Mbani në mend se ju nuk mund të zgjidhni vetë vendin ku mund të merrni kartën tuaj LMA. 
📍LMA nënkupton ligjin për pranimin e azilkërkuesve. Karta LMA është një kartë plastike me fotografine tuaj që tregon se jeni azilkërkues.

⛔️Karta nuk është një kartë identiteti (letërnjoftim)⛔️ 

por një dëshmi se ju jeni një azilkërkues dhe se mund të jeni në Suedi ndërsa prisni një vendim. 
📍Karta është personale dhe mbaje gjithmonë me vete kartën tënde LMA 
📍Trego kartën tuaj LMA kur kontaktoni autoritetet. Në disa raste, ju mund të përdorni kartën LMA për të vërtetuar veten kur duhet të merrni pako me postë nga jashtë ose postë të rekomanduar nga zyra e migracionit. 
📍Në disa raste, ju do të paguani një tarifë më të ulët të pacientit nëse paraqisni kartën tuaj LMA kur vizitoni sistemin e kujdesit shëndetësor. 
📍Ju gjithashtu paguani një tarifë më të ulët për shumicën e ilaçeve që blini me recetë të mjekut nëse tregoni kartelën në farmaci. 
📍A kemi leje pune si azilkërkues me LMA? Nëse i plotësoni kushtet, do të merrni një kartë LMA duke thënë se keni AT-UND. Një AT-UND zakonisht zbatohet derisa të merrni një leje qëndrimi ose derisa te ju kerkohet të largoheni nga Suedia. Prandaj është shumë e rëndesishme që të gjeni kompani që ju jep kontratë dhe punë mbi 65% orar pune. 
📍Nëse keni AT-UND, mund të kontaktoni Zyren e Punësimit për të aplikuar për një vend pune. Duhet direkt te përgatiteni për një vend pune ndërsa prisni një vendim në kërkesën tuaj për leje qëndrimi. Në websitin Jobskills.se mund të plotësoni në gjuhën tuaj amtare me atë/ato që keni punuar më parë, me atë/ato që keni për arsim dhe me atë që dëshironi të punoni në të ardhmen. Pastaj mund të zgjidhni të ndani profilin e aftësive tuaja me punëdhënës të ndryshëm dhe ta keni përkthyer në suedisht. 
📍Punëdhënësi juaj duhet të njoftojë zyrën e migracionit që jeni punësuar. Punëdhënësi gjithashtu duhet të njoftojë kur përfundon punësimi. Njoftimi se jeni punësuar duhet të bëhet në një formular të veçantë, me numrin 152011. https://www.migrationsverket.se/download/18.5e83388f141c129ba6312ea7/1545222563708/atanst_asylsok_152011_sv.pdf
📍Nëse keni kompensim ditor, duhet të raportoni gjithmonë të ardhurat tuaja në zyrën e migracionit. Ti/ju gjithashtu duhet të kontaktoni Zyrën eTaksave për të marrë një numër koordinimi/provizor. Numri i koordinimit/provizor është për ata që nuk kanë një numër të sigurimeve shoqërore, dhe keni nevojë që ai të jetë në gjendje të paguajë taksat kur punoni. Ju gjithashtu keni nevojë për numrin e koordinimit/provizor për të qenë në gjendje të merrni paga për të sëmurët nëse sëmureni dhe nuk mund të shkoni në punë. 
📍Nëse dëshironi të hapni një llogari bankare. Vetëm zyra e migracionit mund të depozitojë para në kartën bankare që merrni nga zyra e migracionit. Nëse doni të hapni një llogari bankare, tek e cila punëdhënësi juaj mund të depozitojë pagën tuaj, duhet të aplikoni në një bankë.Cdo degë e bankës vendos nëse i përmbushni kërkesat e tyre për të hapur një llogari me ta.Të gjitha bankat kërkojnë që ju të jeni në gjendje të tregoni dokumentet e identitetit në mënyrë që ata të dinë kush jeni. Vetë banka vendos se cilat dokumente identiteti miratojnë. Disa banka lejojnë azilkërkuesit të hapin një llogari bankare edhe pse dokumentet e tyre të identitetit janë në zyren e migracionit. Atëherë duhet të jeni në gjendje të paraqisni një kartë të vlefshme LMA dhe një kopje të dokumenteve të identitetit tuaj ku zyra e migracionit ka vërtetuar se është një kopje e vërtetë e dokumentit origjinal. Zyra e migracionit nuk vërteton se dokumenti i identitetit është origjinal, por vetëm se kopja që merrni ju përputhet me origjinalin që mbetet tek ato. Pastaj banka kontakton zyren e migracionit për të parë nëse informacioni që keni paraqitur është i saktë. Zyra e migracionit mund të konfirmojë informacionin vetëm nëse keni dhënë pëlqimin, domethënë ju keni shkruar në një letër ku lejoni zyren e migracionit të flasë me bankën për këtë.Disa banka kërkojnë që ju të paraqisni një kontratë punësimi për të hapur një llogari bankare. 
📍Nëse keni një arsim nga një vend tjetër dhe keni nevojë për vlerësimin e arsimit që të keni mundësi të studioni më tej në Suedi ose të filloni të punoni në atë për të cilën jeni arsimuar, mund të aplikoni në disa raste që arsimimi juaj të vlerësohet tashmë, ndërsa ju jeni duke kërkuar azil. Ju mund të merrni më shumë informacion në universitetin dhe këshillin e kolegjit. Lexoni më shumë në www.uhr.se
📍MBAJ MEND-Më poshtë fotografisë në kartën tuaj LMA është një numër që është mirë ta perdorni/keni kur flisni me stafin e Zyres së Migracionit. Përdorimi i këtij numri lehtëson marrjen e shpejtë të dokumenteve tuaja.

PYETJE❓ Nëse e humbni kartën tuaj LMA. 
Nëse karta juaj LMA ju është vjedhur, ose nëse e humbni atë, ju duhet të njoftoni policinë. Pastaj do të merrni një raport policor me vete kur të shkoni në njësinë e migracionit ku ju u pranuat,për të porositur një kartë të re LMA. 

PYETJE❓ Për sa kohë që karta juaj LMA është e vlefshme.. 
Karta juaj e parë LMA është e vlefshme për 4 muaj. Pastaj merrni një kartë të re LMA e cila është e vlefshme për 6 muaj. Ju nuk keni nevojë të porosisni një kartë të re LMA kur kalon data e skadimit i kartës së vjetër. Karta e re vjen automatikisht në zyren e migracionit, ku ti/ju mund ta merrni. Në shumicën e ketyre zyrave ti/ju duhet të bëni një rrezervim takimi për të tërhequr kartën tuaj LMA. 
Ju kujtoj qe ti/ju do të humbni të drejtën tuaj për ndihmë financiare nëse keni marrë një vendim për refuzimin ose dëbimin dhe vendimi është bërë i efektshëm.

Pregatiti në shqip Vera Moore