Pasi qeveria njoftoi se po anulonte përkohësisht zbritjen e kompensimit, më shumë se 700,000 aplikime për kompensim në zbritjen e humjes së vendeve të punës kanë ardhur në fondin e sigurimeve. Por niveli i kompensimit prej 700 SEK merr kritika në disa drejtime.
Në fillim të marsit, qeveria njoftoi se zbritja e kompensimit do të anulohej përkohësisht. Masa do të parandalojë njerëzit të shkojnë në punë me simptoma dhe të qëndrojnë në shtëpi.

Punonjësit që qëndrojnë në shtëpi si të sëmurë, tani mund të kërkojnë kompensim nga Agjensia Suedeze e Sigurimeve Shoqërore për 700 SEK para taksës. Për personat e vetëpunësuar, shuma është 804 SEK.

Janë kryer shumë aplikime
Të mërkurën, 706.682 aplikime për rimbursim të pagës së kompensuar ishin pranuar nga Zyra e Sigurimeve Shoqërore.

Një prej aplikantëve është Pernilla Stenborg Nielsen, infermiere specialist në psikiatri dhe sindikaliste e vendit të punës për Shoqatën Mjekësore Suedeze. Ajo qëndroi në shtëpi një ditë me simptoma të buta të gripit të cilat më pas doli të ishin vetëm një alergji. Në kohën kur paga e saj është pak më shumë se 1.300 SEK, u kompensua me vetëm gjysmën e saj. Nëse ajo në vend të kësaj do kishte marrë pagesën e zakondhme të kompensimit si e sëmurë nga dita e parë, kompensimi do të ishte 80 përqind.

– Mërzitesh kur shikon se kompensimi kur je i detyruar të qëndrosh në shtëpi tani është kaq i ulët, thotë ajo. Ajo nuk mendon se niveli i ri i shpërblimit si një zbritje e mundësisë për humbjen e vendit të punës është një mashtrim.

– Nëse ata thonë se është një masë e drejtë dëmshpërblimi, atëherë duhet të jetë 80 përqind e pagës, kjo duket pak si mashtrim, thotë Pernilla Stenborg Nielsen.

Niveli i kompensimit një çështje buxhetore
Qeveria thotë për SVT se kompensimi është anulluar, të paktën në formën e saj të mëparshme. Fakti që ju merrni një shumë të tillë është sepse është më e shpejtë për tu trajtuar dhe niveli i 700 SEK bazohet në atë që qeveria mendon se buxheti mund të përballojë, jo të ardhurat reale e punonjësve. Na duhen para edhe në fushat e tjera përveç kësaj.

Sidoqoftë, disa sindikata dhe organizatat qendrore SACO dhe LO janë kritike, si në mënyrën e komunikimit të masës ashtu edhe në nivelin e kompensimit.

– Asnjë nga grupet tona profesionale nuk mund të punojë nga shtëpia. Nëse kompensimi do jetë kaq i ulët, atëherë jemi të detyruar të shkojmë në punë edhe nëse kemi simptoma të buta dhe kështu epidemia do përhapet akoma më shumë, gjë që vetë qeveria kërkon të parandalojë, thotë Torbjörn Johansson, sekretar në organizatën LO.

Përktheu Eduart Ndreu për Shqiptarët në Suedi.

Burimi:https://www.svt.se/nyheter/inrikes/kritik-mot-regeringens-karensersattning-en-bluff