Në Lilla Torg, në qendrën e Malmës jeta vazhdon pothuajse normalisht. Këtë mbrëmje diellore tavolinat në lokalet dhe restorantet janë plot, madje ka dhe klientë që qëndrojnë në bare. Një nga vizitorët, Jonas Karlsson reagon se nuk ka hapësirë ndërmjet tavolinave

– Unë besoj se tavolinat janë shumë afër njëra-tjetrës, thotë 43 vjeçari Jonas Karlsson.

Dielli pranveror tërheq njerëzit të hanë jashtë nëpër restorante në Malmë. Në Lilla Torg, aty restorantet janë të dendura dhe tavolinat aty janë gati të gjitha të zëna. Shumë klientë gjithashtu qëndrojnë në rradhë për të porositur, në kundërshtim me rekomandimet e Zyrës së shëndetit publik.

– Suedezët janë të çmendur. Nuk e kanë marrë aspak seriozisht. Nëse ne duhet të ruajmë distancën prej 1,5 në 2 metra , nuk duhej të uleshim në këtë mënyrë. thotë 43 vjeçari Jonas Karlsson.

Ai ka ardhur të marrë gruan e tij e cila ndodhet sëbashku me një shoqe të saj në një nga restorantet e zonës. Jonas reagon për tavolinat që janë shumë pranë njëra tjetrës dhe për klientët e shumtë që qëndrojnë në rradhë për të porositur.

– Ndërkohë unë mund të kuptoj që pronarët e restoranteve duhet t’i mbajnë ato hapur. Ata mundohen që t’ia dalin mbanë. Por ne nuk mendojmë fare për shëndetin nëse ulemi në këtë mënyrë.

Është si panukla apo kolera, konstaton ai. Nëse zyra e shëndetit publik këmbëngul në mënyrë që shumë nga restorantet, kafeteriet dhe dyqanet të detyrohen të mbyllen, gjendja do jetë shumë e rëndë për ekonominë suedeze.

– Ekonomia është në gjendje kritike për shkak të koronës. Thesari i shtetit mund të zbrazet për këtë arasye.

41 vjeçarja Maria Lëvkvist, është një nga ata që shfrytëzojnë mundësinë për të shijuar diellin pranveror. Ajo ka vërejtur një rritje të danezëve në Malmë.

– Unë isha sot në qendrën tregtare Emporia, aty pashë shumë danezë. Ata ishin duke bërë pazare, duke rregulluar thonjtë dhe vetullat etj. Gjithçka është e mbyllur në Danimarkë, thotë Maria Lövkvist.

22 vjeçari Osman Sharef punonte si banakier në Australi. Ai u kthye në shtëpi dy javë më parë dhe është pak i tronditur.

– Këtu është si në parajsë, thotë ai.

Në Australi mund të dalësh jashtë vetëm për të punuar, të shkosh në farmaci ose dyqane ushqimore. Të dalësh për një birrë një natë të së mërkurës do të ishte plotësisht e paimagjinueshme, thotë Osman Sharef.

Përktheu Eduart Ndreu për Shqiptarët në Suedi

Burimi:https://www.aftonbladet.se/nyheter/a/y3dad2/kroggasten-svenskar-ar-dumma-i-huvudet?fbclid=IwAR0DSKG64YHDfvbmLvLHT4fgQOoUZl4RXLQ9o-sR_3r3p_iB5q3pMZSzB14