Papunësia po rritet me një ritëm të shpejtë dhe tani është 8.0 përqind.  Sidoqoftë, numri i personave që njoftohen për pushimin nga puna është ulur gjatë javës së kaluar, thotë Zyra e Punësimit.

 Të hënën, Zyra Suedeze e Punësimit paraqiti statistikat e fundit. 

Pothuajse 100,000 njerëz më shumë janë të papunë sot në krahasim me datën 1 Mars.

 “Nëse vazhdon me këtë ritëm, vlerësimi ynë është që ne do të arrijmë kulmin prej 10 përqind këtë verë,” thotë Annika Sundén, Shefe e Analizës së Punësimit, sipas TT.

Lajmërimet janë tani disi të heshtura 

 Gjithsej 60 134 persona janë njoftuar për pushimin nga puna  që prej 1 Marsit.  Gjatë javës së kaluar (13-19 Prill), 4,001 persona u njoftuan për largimin nga puna.

 Papunësia tani është në nivelin 8.0 përqind, sipas Zyrës së Punësimit (Arbetsförmedligen).

 ”Efektet e ngadalësimit në tregun e punës janë të dukahme, kur një numër i madh i të punësuarve tashmë janë larguar nga puna dhe janë të papunë”, komenton Annika Sundén, Shefe e Analizës në Zyrën e Punësimit në një njoftim për shtyp.

 Ajo vazhdon: “Kemi një ulje e dukshme e numrit të largimeve, që mund të vijnë për shkak të Agjencisë Suedeze për Rritje e cila ka filluar të japë mbështetje për punë afatshkurtra.”

 Nuk ka kërkesa për punonjës.

 Kërkesa për punë është ndalur pothuajse tërësisht në disa industri si hoteleri dhe restorante. Në të njëjtën kohë, ekziston një nevojë e madhe për në kujdesin shëndetësor dhe në industrinë e gjelbërt, siç janë punonjësit e pyjeve dhe pastruesit, thotë Zyra  e Punësimit.

 Në fund të marsit, Annika Sundén, Shefe e Analizës, tha se situata në Mars 2020 tejkaloi rekordet e mbajtura gjatë viteve të krizës 1992 dhe 2008.

 Normalisht, afërsisht 3,000 njerëz largohen nga puna çdo muaj, sipas informacioneve të mëparshme nga Zyra e Punësimit (Arbetsförmedligen).

Eduart Ndreu për Shqiptarët në Suedi.

Burimi:https://www.svt.se/nyheter/inrikes/arbetsformedlingen-presenterar-nya-siffror-over-varsel