Të Dielën, Autoriteti i Shëndetit Publik konfirmoi 14385 të infektuar dhe 1.540 të vdekur si rezultat i covid-19.
Sipas Anders Tegnell, përhapja e infeksionit është stabile – madje edhe për të moshuarit e prekur në gjendje të rëndë.

  • Ne jemi në pjesën e sheshtë të kurbës, është e qartë se gjendja është shumë e qëndrueshme, tha Anders Tegnell.

29 vdekje të reja janë raportuar që nga e shtuna, dhe 563 raste të reja të covid-19 janë konfirmuar. 1,079 njerëz janë të kujdesit intensiv ose kanë qenë kujdes intensiv për koronavirusin.

  • Ekziston një tendencë e vogël për një numër të zvogëluar të vdekjeve, gjithashtu ekziston një tendencë e vogël për një numër të zvogëluar të njësive të kujdesit intensiv të shtruar në spital, thotë epidemiologu shtetëror Anders Tegnell për SVT News.

Në të njëjtën kohë, Tegnell nuk dëshiron të thotë se jemi në një pozicion ku kurba po zbret, por thekson se po fillon të stabilizohet.

  • Jo, nëse do kemi zbritje këtë do e shohim javën tjetër. Deri më tani, është në të njëjtin nivel si javën e kaluar.

“Infeksioni në Västra Götaland”

Tegnell thotë gjithashtu se stabilizimi është veçanërisht i dukshëm në rajonet që janë prekur më së shumti nga virusi korona.

  • Dallimi më i qartë është parë në ato pjesë të vendit ku ka pasur shumë raste. Në Stokholm, Dalarna dhe Östergötland vërtet mund të shihni një ndryshim, ku gjërat madje kanë filluar të bien në disa rajone.

A ka ndonjë rajon në drejtim të gabuar me rritje të mëdha?

  • Është në ngritje pak në Västra Götaland, por jo në nivele të tilla që mund të thuash që mund të themi se po bëhet e rrezikshme.

Stabilizimi në rradhët e të moshuarve

Ndërsa përsa u përket të moshuarve, të cilët përbëjnë një pjesë të madhe të numrit të të infektuarve dhe të vdekurve, ne kemi filluar të shohim gjithashtu një stabilizim.

  • Kurse përsa i përket grafikut. Ai po zvogëlohet pak, por gjithsesi është në të njëjtin proporcion. Numri i të vdekurve, i cili po bie disi në sektorët e tjerë, nuk duket se po bie aq sa duam për të moshuarit, thotë Tegnell.
    Prapambetje në raportim

Si zakonisht, Anders Tegnell thekson se nuk duhet t’i kushtohet shumë rëndësi sa vdekjeve të përditshme që raportohen – por duhet të shikohet rënja duke marrë parasysh ditët e kaluara.

Por edhe pse numrat nuk janë 100 për qind të saktë, Tegnell nuk mendon se mund të bëhet më tepër se sa kaq.

  • Jo, unë nuk mendoj se mund të raportohen shifra më të sigurta mbi vdekjet. Kemi një raportim shumë të shpejtë në krahasim me shumë vende të tjera, mendoj. Është e vështirë të raportohet çdo vdekje në një kohë të shkurtër.

Eduart Ndreu për Shqiptarët në Suedi.
Burimi:https://www.svt.se/nyheter/inrikes/xxx-nya-dodsfall-i-sverige