INFORMACION RRETH LETERNJOFTIMIT / ID

Për përsonat që kanë marrë lejën e qëndrimit dhe që sapo kanë nxjerrë numrat personal Suedez.

Ju mund të aplikoni për një kartë identiteti /ID pranë Zyrës Suedeze të Taksave.
Karta e identitetit e Zyrës së Taksave Suedeze është një dokument identifikimi i aprovuar në Suedi. Ju përdorni kartën e identitetit për të treguar moshën tuaj & për të treguar se kush jeni në ( për shembull, në farmaci, në bankë ose në dyqane ).

PARA SE TE APLIKONI.

Lexoni kushtet e nevojitura për të aplikuar për një letërnjoftim përpara se të vizitoni një zyrë që lëshon një kartë identiteti.
Kushtet për të marrë një kartë identiteti.
Për të aplikuar për një letërnjoftim ju duhet të jeni i regjistruar në Suedi, keni mbushur moshën 13 vjeç dhe të jeni në gjendje të tregoni se kush jeni (dëshmi e identitetit) dhe të keni një leje qëndrimi.
Nëse jeni nën moshën 18 vjeç, ju duhet të keni pëlqimin e kujdestarëve tuaj, ju mund të aplikoni për kartelë edhe nëse ju, kujdestarët tuaj ose mbajtësi i certifikatës suaj, keni të dhëna personale të mbrojtura.
Në këtë rast, kontaktoni zyrtarin tuaj ose mbrojtësin tuaj përpara se të aplikoni.


Kohëzgjatja e veprimeve në një zyrë shërbimi që lëshon karta identiteti
Ju personalisht duhet të vizitoni një nga zyrat e taksave/skatteverket të shërbimit për të aplikuar për një kartë identiteti.

Para se të vini në zyrën e shërbimit, caktoni një orar/dite per vizitë.

Vini re! Ju mund të aplikoni për kartë identiteti Vetëm në disa zyra shërbimesh.

Lista kontrolluese për të aplikuar për karta identiteti:

Kur vizitoni një zyrë shërbimi për të aplikuar për një kartë identiteti, duhet:

  • Te jeni te regjistruar në Suedi
  • Femija te kete mbushur moshën 13 vjeç
  • Keni miratimin e kujdestarëve tuaj, nëse jeni nën 18 vjeç. Së paku një kujdestar duhet të marrë pjesë në vizitë. Ata e bëjnë këtë duke plotësuar dhe nënshkruar FORMULARIN SKV 1502. Nëse keni një kujdestar/godman që vepron në vendin e kujdestarit, duhet te sillni një certifikatë që tregon ai/ajo eshtë Kujdestar/godman dhe PATJETER duhet të kenë nënshkruar formularin, por mjafton dhe të jenë në gjendje të tregojnë një faturë ose një deklaratë bankare që konfirmon që ju keni paguar përpara se të shkoni atje. Të jeni të aftë të provoni se kush jeni (vërtetoni identitetin tuaj) kur te vizitoni zyren e taksave.
    Ju lutemi sillni dokumentin tuaj të identitetit/pashaporten, lejen e qëndrimit të vlefshëm.

Ju duhet të jeni në gjendje të tregoni provën e pagesës

Kur të vini në zyrën e shërbimit për të aplikuar për një kartë identiteti, duhet të jeni në gjendje të tregoni një dëftesë se keni paguar tarifën e aplikimit 400 SEK. Nëse paguani përmes internetit, mund të shtypni një konfirmim pasi të keni përfunduar pagesa dhe ta sillni atë.
Paguajeni paraprakisht, në mënyrë që të kemi marrë paratë para se të na vizitoni. Mos harroni se duhet të paktën një ditë pune për të mbërritur paratë.

MOS HARRONI TE SHKRUANI NUMRIN TUAJ PERSONAL në fushën e mesazhit ose informacionit OCR…..

KUJDES LEXO. PAGESAT DUHET TE BEHEN VECAS PER CDO PERSON, PASI DUHET SHKRUAR NUMRI PERSONAL I CDO PERSONI TEK OCR.
MOS PAGUANI DISA PERSONA NE TE NJEJTEN KOHE PASI NUK DO TE NJIHET SI PAGESE.

Nëse paguani për dikë tjetër që do të aplikojë për një letërnjoftim, MOS HARRO TE SHKRUANI NUMRIN PERSONAL të këtij personi në fushën e mesazheve ose informacionit.

KUJDES!: Tarifa nuk kthehet.

Tarifa që ju paguani është në mënyrë që Zyra Suedeze e Taksave të rishikojë kërkesën tuaj. Prandaj, nuk do t’i merrni paratë mbrapa nëse kërkesa juaj nuk është aprovuar, domethënë nëse refuzohet kërkesa tuaj.

Ja se si të paguani tarifën e aplikimit

Paguajeni tarifën e aplikimit përmes transferimit bankar në Bankgiro 389-0100 (Swedbank).
Nëse ju paguani nga një bankë internacionale tjetër përdorni kodet e mëposhtme:
IBAN (Numri i llogarisë së bankës ndërkombëtare): SE55 1200 0000 0128 1012 1613. Swift / BIC: DABASESX
Mos harroni të shkruani numrin tuaj personal suedez si OCR ose mesazh.
Dhe nëse paguani përmes bankës në internet apo nëse përdorni një kartë pagese ose nëse pagesa është bërë në një kioskë, apo vend të ngjashëm që ka një pagesë giro, duhet të siguroni qe eshte shkruar numri juaj personal në kohën e pagesës.

Ky linku për të rezervuar ditën/orën për të aplikuar në zyrën e taksave.↙️↘️

https://ssc.nemoq.se/booking/booking/index/ssc — på Stokholm Sweden.

Pregatitur nga Vera Moore