Strategji e re: Punonjësit e policisë dhe zjarrfikësit do të testohen për Coronavirus.

Tani më shumë njerëz do të testohen jashtë kujdesit shëndetësor.

Numri i testeve për covid-19 do të rritet. Tani policia dhe shërbimet e urgjencës do të testohen gjithashtu. Këtë mesazh dha sot Kryeministri Stefan Löfven.

Tashmë është e qartë: Autoriteti i Shëndetit Publik është autorizuar që të hartojë një strategji të re për përshkallëzimin e simptomave të covid-19.

Ministrja e Puneve Sociale Lena Hallengren foli sot në konferencën për shtyp, gjithashtu në konferencë mori pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i FHM, Johan Carlson, i cili deklaroi se strategjia e re e Suedisë është që policia, shërbimet e shpëtimit (zjarrfikësit)dhe personeli shtesë në detyra kritike shoqërore, tani duhet të testohen për simptomat e covid-19.

– Bëhet fjalë për arritjen e 50,000 deri në 100,000 testimeve në javë, tha Hallengren.

Ministrja e Punëve Sociale ishte e paqartë gjatë konferencës së sotme për shtyp se sa teste në javë mendohet se duhet të kryhen, në krahasim me atë që njoftoi Agjencia e Shëndetit Publik pothuajse dy javë më parë. por ne vazhdim ajo deklaroi se brenda disa javësh do të jetë e mundur të testohen rreth 100,000 në javë.

Do të kryhen nje zinxhir testesh në vendndodhje.

Që të dy, Hallengren dhe Carlson theksuan se sfida për rritjen e kapacitetit ishte të krijoheshin të gjitha pjesët e zinxhirit që testimet të kryhen edhe në vendndodhje të ndryshme.

– Tani ne kemi arritur një kapacitet i cili i plotëson mjaft mirë nevojat e kujdesit shëndetësor. Aty ku shpërthimet kanë qenë më të këqija si pëshembull në Stokholm, ku gjendja ishte e rëndë, por kjo nuk ishte për shkak të mungesës së vetë testeve, por zinxhirit i cili duhej të krijohej, tha Johan Carlson.

Zinxhir do të thotë se duhet të gjendet mundësia që njerëzit të jenë në gjendje të bëjnë vetë testin, ta dërgojnë testin e tyre për analiza dhe pastaj të gjejnë një mënyrë të sigurt për t’i kthyer përgjigjet e testit nga sistemi i kujdesit shëndetësor.

Faktorët privatë

Deri më tani, laboratorët shtetëror të rajoneve janë duke analizuar testet, por ato tani duhet të mbështeten nga laboratorët shtetërorë gjithashtu dhe nga ata privatë.

– Jemi shumë mirënjohës që përgjigja pozitive që kemi marrë nga laboratorët privatë ka qenë mjaft e madhe, tha Johan Carlson.

Në të njëjtën kohë, Elisabeth Marmorstein, reporterja politike e SVT Nyheter, vuri në dukje se ende nuk ka një kornizë të qartë kohore kur strategjia e re do të jetë në gjendje të funksionojë plotësisht.

– Është siguruar gjithashtu që ky test i detajuar nuk duhet të konkurrojë me testet e tjera të rëndësishme, përkatësisht personelin e kujdesit shëndetësor dhe të sëmurët seriozë, tha ajo.

Gjithashtu, Ministrja e Punëve Sociale theksoi se testet e sipër përmendura kishin të bënin me testimin nëse një person ka covid-19. Jo nëse dikush e ka kaluar infeksionin nga covid-19.

– Ne po ndjekim zhvillimet sëbashku me FHM se sa i sigurt është një testim i tillë. Por nuk jemi akoma në gjendje ta themi me siguri, tha Lena Hallengren.

Përktheu dhe përshtati në shqip Eduart Ndreu për Shqiptarët në Suedi

Burimi:https://www.svt.se/nyheter/inrikes/nu-ska-fler-testas-utanfor-varden