Në fund të fundit, ka dritë në fund të tunelit. Tani vijnë lajme të reja pozitive nga Autoriteti i Shëndetit Publik dhe Anders Tegnell.
Karantinë, izolim, trazira financiare dhe një tragjedi e pastër.
Pandemia e koronës ka prekur me të vërtetë çdo pjesë të shoqërisë, por tani ka dhe rreze të dritës në në këtë errësirë.
Në një intervistë me Aftonbladet, epidemiologu shtetëror Anders Tegnell ishte në gjendje të tregojë shifra pozitive.
Përhapja e infeksionit në Suedi është ulur ndjeshëm – dhe gjithnjë e më shumë po zvoglohet nevoja për kujdes intensiv.

  • Kemi parë një ngadalësim të numrit të rasteve të reja gjatë javës së kaluar, ato kanë qenë në të njëjtin nivel dhe pa ngritje. Shkalla e rritjes është ulur shumë në krahasim me një javë më parë, thotë Tegnell për Aftonbladet.
    Numri i rasteve të reja të covid-19 ishte më i lartë në 7 Prill, kur u regjistruan më shumë se 700 raste. Ditët e fundit, rastet të reja kanë qenë mesatarisht rreth 400.
    Sidoqoftë, Tegnell beson se akoma do kemi vdekje të tjera, dhe se do të marrë një kohë të mirë para se të përfundojë gjithçka.
  • Fatkeqësisht, kjo nuk është diçka që do të përfundojë shumë shpejt, sigurisht që do të vazhdojë të sjellë mjaft vdekje për një kohë të gjatë. Ne shohim një ulje të përhapjes tek të moshuarit, në krahasim me atë që ndodhte disa javë më parë, por rreziku vazhdon të jetë e pranishmëm, thotë epidemiologu shtetëror për Aftonbladet.
  • Shqipëroi Eduart Ndreu