Nga Shqiptar Oseku

Shikoj qe disa vende te pasura po levizin gradualisht drejt modelit suedez. Hapen shkollat, rifillon punen industria pak nga pak. Supozoj se u kujtuan me ne fund qe edhe ky virus nga familja corona mund te na ngele pa vaksine, sikur ai familjari i tij, virusi i gripit. HIV eshte nje tjeter virus ku kerkojme e s’gjejme dot vaksine tash 30 vjet. Yhyy sa te tille ka…

Faktoret socioekonomike luajnë rol te madh ne perllogaritje pandemike. Lehtesime po bejne kryesisht vendet qe kane resurse me te medha ne shendetesine publike, Danimarka e Norvegjia si shembull. Keto jane edhe vende ku pensionistet me shumice kane standard ok jetesor dhe banesa te vetat. Atje mund te kene rezultate njesoj te mira epidemiologjike me vetengujim te kufizuar te ky grup. Nje zyrtar mjekesor suedez tha dje, ta zëmë, se pensionistet ka mundesi te ngelin te izoluar gjer ne dhjetor.

Vendet me te tjera kushte, ku shendetesia publike eshte fertele, e ku pensionistet banojne me familje te gjera. Ato vende nuk kane zgjedhje te tilla. Ata as munden te lejojne infektime te shtuara ne grupmosha te tjera, se s’i mbeshtesin dot me shendetesi. As mund te shpetojne pensionistet. Aty vetem karantina eshte opsion, ndonese bllokon ekonominë dhe shton varferine.

Nje shembull klasik, po ta mendosh, qe ilustron se cfare kosto te larte njerezore qe ka pabarazia globale.