Një mundësi vetëpunësimi për ty që din të gatuash por që nuk ke punë. A të ka shkuar ndonjëherë ndërmend që së bashku me dikë tjetër apo me familjen të merrni me qera një kamion ambulant ku të shisni gjellë apo ushqim të shpejtë?

Qyteti i Stokholmit do ua lehẗesojë atyre që shesin gjellë në kamionë ambulantë duke u lejuar të shesin deri natën vonë. Si dhe të vendosin kamionët e tyre në vende të caktuara në qendër të Stokholmit duke marrë më parë leje.

Kjo për shkak edhe të pandemisë. Është më mirë që njerëzit të blejnë ushqimin dhe të shkojnë ta hanë në park apo shtëpi sesa të shkojnë në restorant, që është vend i mbyllur.

Ndërsa rrugët bëhet më të sigurta gjatë natës kur ka sy që shohin.

https://www.dn.se/sthlm/stockholm-lattar-pa-reglerna-for-stans-foodtruckar/