Lajmi më i bujshëm dje erdhi nga Britania. Një studiese në universitetin e Oksfordit thotë se grupi i saj i kërkimit ka zhvilluar një vaksinë kundër virusit koronë. Do të nisë testimi tek njerëzit pas dy javësh. Vaksina mund të jetë gati në shtator. Por ajo që nuk sqarohet në lajme është se prodhimi në masë i saj do të bëhej më së pari në fillim të vitit të tjetër. Kjo edhe për shkaqe praktike dhe burokratike.

Ka plot grupe shkencëtarësh që po merrem me zhvillimin e një vaksine dhe që ndodhen pothuajse në të njëjtën fazë. Edhe shkencëtarët suedezë. Qeveritë e vendeve të ndryshme të botës po derdhin miljona për këtë. Vaksina është mënyra e vetme për të mos u prekur nga virusi.

Dje kishte vetëm 17 të vdekur në Suedi nga virusi, krahasuar me rreth 100 një ditë më parë. Por nuk është akoma koha për optimizëm pasi shifrat në Suedi vijnë me vonesë. Sidomos në fundjavë.

Një pjesë e madhe e viktimave nga virusi koronë në Suedi janë emigrantë: sidomos siriakë/asirianë dhe somalezë. Kur dikush sëmurët, bashkëkombasit shkojnë për ta parë. Në ndryshim nga suedezët, të huajt jetojnë edhe shumë breza në të njëjtën shtëpi.

Disa grupe njerëzit po sabotojnë kullat e rrjetit 5G pasi sipas një teorie konspiracioni, ky rrjet përhap virusin. Megjithëse shkencëtarët thonë se lidhja midis rrjetit 5G dhe përhapjes së virusit është e pamundur, këtyre njerëzve nuk u mbushet mendja. A ju duket kokë e njohur?

Në rrjetet shoqërore në Shqipëri qarkullon një tregim. Një grua e vetmuar në karaktinë, nuk duron dot më dhe del në dritare e thërret, ”dua burrë!”. Sakaq dalin plot gra në dritare dhe i thonë, ”amon, ec e merr kët’ timin!”.

Një portal shqiptar përshkruante disa simptoma që nëse ke pasur një nga ato, ateherë ke pasur virusin koronë. Mua mu duk e njohur ajo simptoma që ndjehesh i lodhur. Por gruaja më thotë, ”kështu ke qenë gjithmonë ti!” 😉

Burimet:

  • Coronavirus: Vaccine could be ready as early as September, according to scientist, Sky News
  • Larmet: Många döda är assyrier/syrianer, Expressen
  • Massförstörelse av 5G-master – tros sprida coronavirus, Aftonbladet

https://news.sky.com/story/coronavirus-vaccine-could-be-ready-as-early-as-september-according-to-scientist-11971804