Kujdes nga mashtrimet telefonike!!!

INFORMACION!

Kujdes kur ju nënshkruani kontratë me “kompani telefonike” ku të shumtën e kohës janë shitës të dyqane e të ndryshme ku kanë fitim me%….!

Sidomos kur ju jeni duke ecur nëpër qendra tregtare dhe ato ju afrojnë ju diçka që të tërheqin vëmendjen tuaj, që ju të ndaleni dhe ato me “ofertat” e tyre mundohen për të ju bindur ju, që ju të ju duket sa me “fat” jeni që gjetët një njeri të ju afroj ju kaq favor.

Disa kompani janë lidhëse për një kohë të gjatë 12/24 muajsh dhe në momentin që ti apo dikush në familjen tuaj i/e moshës +18 nënshkruan kontratën atëherë jeni të detyruar të paguani të gjithë shumën që ju tashmë keni NÉNSHKRUAR.

Dhe në Suedi kjo gjë të ndjek nga pas,pasi nëse refuzoni të pagoni atë që ju vet nenshkruat me kartën tuaj të identitetit, atëherë kompania nuk lodhet aspak të merret me ty, por e dërgon në zyrën e Autoritet zbatimit që quhet KRONOFOGDEN.
Pastaj thuaj sa të duash që po jo nuk kuptoj gjuhën suedeze, dhe anglishtja ku më ngatërroj, po ju nuk e dija atë apo këtë, po jo përkthyesi nuk ishte krejt tamam🙄, është vonë sepse tashmë ke FIRMOSUR.

Dhe kur ti/ju përfundoni të lajmëruar në këtë zyre, atëherë ju nuk mund të merrni as kredi në bankë , as të merrni aboneh të ndonjë kompanie telefonike, as të merrni shtëpi me qera, as të bleni shtëpi.
Sepse si të futet emri…… për kontroll ju figuroni në këtë system.

KUJDES TË VEÇANTE duhet të keni nëse ju telefonon dikush dhe ju thotë jam banka, ka ndodhur një “aksident” dikujt që ti njeh, jam ai/ajo/ata/ato… apo doni të merrni shtëpi me qera dhe zoti shtëpisë apo person tjetër ju kërkon të bëni login me BANK ID, që të “verifikoj” qe ju jeni ju🧔👩
KURRË MOS BËN LOGIN ME BANK ID TËNDE/TUAJEN/FAMILJES sepse do boshatisin konton tuaj.

Gjithashtu KUJDES kur përdorni kartën tuaj bankare diku… fshihni 000 shifrat sekrete prapa kartës sepse nëse kopjohen mund ta përdorin për të blerë gjëra online.

Gjithashtu duhet KUJDES:

Kur ju apo pjestarët e familjes suaj marrin telefonata të ndryshme nga kompani të ndryshme, duke ju ofruar shërbime të ndryshme, qofshin ato oferta shtesë të një kontrate që tashmë ju e keni, qofshin ato kanale televizive, qofshin ato kompani interneti, qofshin ato diçka krejt e re dhe ju thojnë po “PROVOJE” dhe nga një provë kalon e një kohë të caktuar 5/12/24 muaji . Dhe ju inxhizoheni në telefon dhe pa e kuptuar ju keni rënë dakort me ofertat që vazhdojnë me Çmime të larta nga ajo që ishte kohë prove.
Përshembull:
E zëmë që të thotë për 6 muaj oferta që ju kushton 129 kr muaji dhe vazhdimi normalisht kushton 349 kr/muaji.
Kjo do të thotë që ti/ju nuk lajmëroni kompaninë 3 muaj përpara se të mbaroj oferta, atëherë kontrata vazhdon me 349 kr/muaji.

KUJDES që të mos kaloni nga ofertë në ofer.

Mos nxjerrni direkt ID kartë, mos jepni të dhënat tuaja, mos jepni përgjigje PO/JA/YES pa kuptuar mirë për çfarë po bini dakort.

Kujdes kur bleni gjëra të përdorura nga njerëz të pa njohur fare, apo epo njihemi si shqiptarët, dhe as ke idé kush është.
Nëse vendos të blesh diçka kërkoj kartën e ID për verifikim, që mos të vjen belaja në derë të shtëpisë tënde. Ti e blen me lekë në dorë, por nëse kjo gjë është e vjedhur dhe paditet në polici nga i zoti dhe gjindet tek dera jote, atëherë ju do keni problem me policinë dhe plus të paguani të zotin e mallit në shumën që ato e vlerësojnë.

Pregatiti Vera Moore