Dokumentacion pune në Suedi? Pyetje dhe përgjigje.

INFORMACION – Dokumentacion pune për në Suedi!

PYETJA 1

Çfarë dokumentacioni i nevojitet përsonave që kanë VETÈM PASHAPORTE SHQIPTARE. ( pa asnjë dokument/residence nga shtetet e EU ‘së)

Ju duhet kontratë pune nga një kompani e cila mund të të punësojë minimumi për 2 vite. Dhe aty ku merr kontratën, aty dhe duhet te punosh për kohën që është e shkruar në kontratë. Koha e punës duhet të jetë mbi 60% orë pune, por nëse do të punosh dhe të jetosh në Suedi është mire që të synosh për 100% orë pune. Domethënë punësim të plotë.

Kujdes: Duhetë të jesh i kujdesshëm që të mos mashtrohesh nga ofertat e ndryshme me një COPE LETËR KONTRATE , duke menduar që ti/ju mund të përfitoni lejën e punës në Suedi.

Pasi do i sillni vetes suaj më shumë probleme se ndihmë.

Kur dikush ju afron punë dhe kontratë pune, ju duhet domosdoshmërisht të KONTROLLONI KOMPANINË, nëse ajo është e regjistruar në shtet, sigurime, paguan taksat dhe ka të drejtën e punësimit etj.

Pyetja 2

Si është mënyra e procedurës për lejen e punës?

Pasi si ju jeni takuar me pronarin/drejtuesin e kompanisë dhe keni marrë një KONTRATË pune, është në favorin tuaj që kontrata të jetë e vulosur tek sindikatat përkatëse të kompanisë në fjalë. Pyesni pronarin/drejtuesit e kompanisë nëse ata e kanë dërguar kontratën tuaj për vulosje tek sindikatat përkatëse, ku ato janë anëtare .

Për të aplikuar keni këto mundësi:

Ti/ju mund t’i jepni të drejtën ligjore kompanisë /drejtuesve për të kontaktuar me migracionin ,duke nënshkruar një Autorizim/Fullmakt.

Pasi kompania ka dërguar kërkesën e punës për ju, atyre ju vjen një e-mail si verifikim që kërkesa e tyre pranohet dhe mund të vazhdohet procedura e plotë, gjithashtu zyra e emigracionit mundëson për ju një kod xxxx.

Në këtë rast ju duhet të merrni këtë kod dhe të bëni plotësimin e dokumentacionit tuaj online në website e migracionit.

LEXO ME KUJDES sipas ligjit suedez ti/ju që jeni VETÈM ME PASHAPORTE SHQIPTARE nuk lejohen që të qëndroni në Suedi prej nga momenti që ti ke plotësuar gjithë dokumentacionin e duhur. Prandaj kur të plotësoni formularin tuaj online shkruani adresen tuaj të Shqipërisë, nr telefoni Shqiptar, i cili duhet të jetë në përdorim, pasi aty do ju dërgohen kodet për të vazhduar aplikacionin e plotë . Gjithashtu ju duhet emri i saktë i kompanisë, e-mail adresa e saktë e kompanisë , numri i telefonit të përgjegjësit pronari/drejtuesi i kompanisë, pasi tek ky numër telefoni zyra e migracionit do të telefonojë kur i’u duhet diçka konkrete rreth proçedurës suaj. Dhe atyre duhet të ju’a bësh të ditur se në momentin që do kontaktohen nga zyra e emigracionit, duhet të përgjigjen ekzakt çfarë është shkruar në kontratë , as më pak dhe as më shumë orë pune apo të dhëna. Mos korrektësia në përgjigjen e përgjegjësitt/drejtuesit të kompanisë ndaj migracionit, do ju sjellë juve problem, deri në anullim proçedure, duke ju ardhur letër /e-mail se çështja juaj nuk aprovohet për shkak se nuk qëndron ajo çfarë ju keni aplikuar.

Si të keni mbushur formularin online duhet të bëni dhe pagesen direkt ( 2 mijë korona /kartë bankare).

Mënyrë tjetër për të aplikuar është nëpermjet ambasadës Suedeze në Shkup.

Edhe në këtë rast ju duhet të keni gati të gjithë informacionin rreth kompanisë në mënyrë që t’i plotësoni ato në formularin që ju do të dorëzoni, se bashku me kontraten tuaj të punës . Që të bëni këtë aplikim duhet të keni kontaktuar me zyrën e ambasadës Suedeze në Shkup për të rrezervuar orarin & ditën që ti/ju duhet të shkoni atje.

Pyetja 3

Çfarë ndodh pasi kemi marr lejën e qëndrimit/vizën e punës dhe kemi arritur në Suedi?

Duhet të shkoni të bëni aplikimin për NUMRAT PERSONAL tek zyra e taksave (Skatteverket). Pasi të ju të merrni numrin personal, duhet të shkoni tek zyra PERKATESE e taksave që të aplikoni për kartën tuaj të indentit, por përpara se të shkoni të aplikoni duhet të keni bërë pagesën (400kr) dhe të keni letrën e pageses me vete, ku shkruhet numri juaj personal, me emrin tuaj të plotë, si verifikim që jeni ne rregull me pagesën.

Duke pasur numrat personal dhe kartën e identitetit mund të hapni llogarinë tuaj bankare në një bankë.

Pyetja 4

Çfarë duhet të kemi parasysh pasi të kem filluar punë?

Çdodatë 25 të muajit duhet që pronari/ekonomisti të ju dërgojë specifikimin e pagesës mujore (lönspecifikation), ku ti/ju mund të shikoni që pronari ka paguar taksat e detyrueshme për ju dhe të ardhurat tuaja. Informoje kompaninë që nga fillimi se cila është adresa juaj elektronike e-mail, ku ata mund të dërgojnë ty/ju specifikimin e pagesës mujore/ lönespecifikation dhe ruaj mirë ato. Sepse kur ti/ju të keni mbaruar 2 vjetorin e parë të vizës dhe do duhet të rinovoni vizën tuaj të punës, ndodh që të ju duhen këto dokumentacione si verifikim se keni ecur sipas rregullave/ligjit gjatë periudhës tënde/juaj në punë .

Pyetja 5

Çfarë ndodh nëse kompania që ti/ju po punonit falimenton, apo nuk ka me punë për ty/ju, apo thjeshtë pate përplasje me pronarin/drejtuesin/kolegët dhe e ke TE PAMUNDUR të vazhdosh të punosh aty?

Në momentin e parë që ti bëhesh i vetdijshëm rreth situatës duhet të shikosh të gjesh punë tjetër, POR DUHET TE JETE E TE NJEJTIT PROFESION/ PROCEDURE PUNE. Shpjegim; nëse ti këtë kontrate e ke në ndertim, do shikosh të gjesh një punë ndërtimi dhe jo punë si kuzhinier,kamarier, IT, etj.

Ti ke të drejtë të ndërrosh kompaninë por jo zanatin e punës . Dhe në atë moment që ti ke gjetur një mundësi pune tjetër, është SHUME E RENDESISHME që të lajmërosh zyrën e emigracionit, në mënyrë që të shkruhet tek protokolli i procedures tënde në migracion.

Mosdeklarimi juaj në zyrat e emigracionit do të sjellë probleme kur të vijë koha për rinovimin e lejës së punës. Taksat e shtetit duhet të derdhën nga kompania që ti ke kontratën dhe jo nga një tjetër kompani, pasi ky veprim të pezullon të drejtën e punës tënde ne Suedi.

Ti/ju duhet të punoni 4 vite tek e njëjta kompani që aplikoni në migracion dhe të jeni të përpiktë në të gjitha pikat e aplikimit fillestar, pasi vetëm kështu do të/ju jepet e drejta për të kërkuar lejen e përhershme suedez dhe pasi të keni marre lejen e përhershme, ju pasi të keni mbushur 5 vite në Suedi, do keni mundësinë për të aplikuar edhe për nënshtetësinë Suedeze.

Pyetja 6

Po ne që kemi viza 2/3/4 vjeçare të shteteve të tjera siç është Greqia, Gjermania, Kroacia, Polonia, Rumania etj?

Me sa kemi ne dijeni, është e njëjta proçedurë sikur të ishe me PASAPORTE SHQIPTARE, përveç mundësisë se ti mund të aplikosh në ambasadën suedeze në atë shtet që ke vizën . Por edhe ti/ju, keni të njëjtën proçedurë për tu pajisur me leje pune.

Pyetja 7

Po ne që kemi leje qëndrimi të përhershme nga një shtet tjetër EU?

Nëse ju keni një leje qëndrimi të përhershme në një vend tjetër EU (emërtimi i këtyre lejeve është i ndryshëm sipas shteteve ku ju e keni këtë leje qëndrimi), ju mund të përfitoni leje pune/qëndrimi në Suedi. Ajo për të cilën ju keni nevojë sete një kontratë pune nga një kompani në Suedi me të paktën orar 80% të plotë. Ju duhet të aplikoni për leje qëndrimi në zyrat e emigracionit. Duhet të keni/ruani të gjitha të gjitha vërtetimet e pagesës nga kompania dhe t’i paraqisni ato në zyrat e emigracionit. Duhet gjithashtu të paraqiteni në zyrën e taksave (skatteverket) në mënyrë që të merrni një numër provizor deri në momentin që do ju aprovohet leja e qëndrimit nga zyrat e emigracionit. Pasi ju të keni marrë numrin provizor (kohëzgjatja që të merrni numrin provizor është rreth 4 javë) ju duhet të shkoni në një bankë bashkë me numrin provizor dhe kontratën e punës, në mënyrë që të hapni një llogari bankare, në mënyrë që të mund të bëhet pagesa e rrogës tuaj nga kompania ku jeni punësuar. Pas kësaj ajo që ju duhet të bëni është të prisni me durim që zyra e emigracionit të aprovojë aplikimin tuaj për leje qëndrimi/pune, në mënyrë që të aplikoni për numër personal. Me numrin personal, ju keni të drejta të plota në çdo shërbim shëndetësor/shtetëror në Suedi.

Pyetja 8

Po ne që kemi nënshtetesi/pashaporta të shteteve që janë me të drejta të plotë të EU?

Edhe ju si çdo person tjeter keni nevojë një për kontrate pune që të aplikoni. Por ju nuk aplikoni në migracion por shkoni direkt në zyrën e taksave për të aplikuar për numrat personal. Por që të përfitoni të drejten e punës & numrat personal suedez duhet të keni kontraten e rregullt, të keni specifikimin e pagesës mujore të ruajtur, specifikim që pagesa mujore u bë tek banka që ju keni. Duhet që të keni kujdes me dokumentacionin përkatës që nga fillimi, pasi do ju kërkohet ta paraqisni tek zyra e taksave,si verifikim që ju jeni në punë dhe keni mundesi të mbështesni vetën / familjen tuaj nga ana ekonomike.

Nuk është në favorin tuaj që të ju refuzohet e drejta e punës në Suedi, prandaj të jeni të përpiktë me rregullat që nga fillimi në mënyrë që të pajiseni me dokumentacionin e plotë .

Pyetja 9

A ka ndonjë zyre me oferta punë në Malmö/Göteborg/Stockholm/Suedi?

Ju lutëm! Kini shumë KUJDES, mos lejoni veten tuaj të mashtroheni duke paguar shuma të mëdha parash, me mendimin se këto janë zyra pune!

Pasi 99% të kohës janë të paligjshme, dhe nuk janë zyra punë të autorizuara nga shteti suedez.

Unë përsonalisht nuk njoh ndonjë zyre të tillë.

Pyetja 10

Si po bëhet për në që kemi lejen e punës por kemi ngelur në Shqipëri /Kosovë dhe duhet të hyni në Suedi deri në muajin e katërt?

Me aq sa informacion kam unë, fluturimet e rregullta nuk do fillojnë para dates 15 maj dhe për këtë gjë zyra e migracionit është e informuar dje nga EU.

Por “flitet” që nga java tjetër fillon pak ndryshimi i lëvizjeve në shtetet fqinjë, mbani kontakt me ambasadën suedeze në Shkup, nëse ata e fillojne proçedurën e dokumentave, si përshembull ajo shenjave të gishtave dhe fotografimeve.

Gjithashtu të jeni në kontakt me ambasaden Suedeze ne Tiranë për informacione të tjera rreth dokumentacioneve tjera.

Pyetja 11

Sa është koha e zgjatjes së vizës për përsonat që kanë kaluar 3 mujorshin dhe shkaku i kësaj është convid-19?

Edhe migracioni vetë nuk e di, prandaj j’u sugjeron që të beni kerkesen e vizës si turist, afati i së cilës është është 90 ditor.

Pregatiti Vera Moore/Eduart Ndreu