Kryeministri i Britanisë Boris Johnson është në futur në përkujdesje inensive, raporton BBC dhe Reuters.

Gjendja e tij u përkeqësua sot gjatë pasdites, sipas një deklarate nga Downing Street

“Me këshillën e ekipit të tij mjekësor, Kryeministri është zhvendosur në kujdes intensiv,” thuhet në deklaratë.

Me sa duket kryeministri është i ndërgjegjshëm mbi gjendjen e tij dhe si masë paraprake të nevojshme ka lëvizur në një respirator, shkruan The Guardian.

Boris Johnson ka pyetur Ministrin e Jashtëm Dominic Raab që ai të mund të marrë përsipër detyrat e tij nëse do jetë e nevojshme.

Sipas deklaratës, Kryeministri pranon një trajtim shumë të mirë dhe falënderon stafin e spitalit për punën e palodhur.

Eduart Ndreu për albaner.nu

.