Ish-boksieri Skënder Kurti ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv si pasojë e koronavirusit COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar zyrtarisht se Skënderi Kurti ndërroi jetë në moshën 61-vjeçare. Pacienti ka qenë i shtruar në spital prej 20 ditësh në gjendje të rëndë i intubuar.

Disa ditë më parë, 61-vjeçari nga Tirana pësoi vdekje klinike dhe gjendja e tij ishte e rënduar së tepërmi.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv në terapinë intensive, 61-vjeçari që vuante nga hipertensioni, nuk ia ka dalë të mbijetojë.

Numri i viktimave në vendin tonë që kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, ka shkuar në 21. Ndërsa numri i personave të infektuar është 361 tvklan