Autoritetet suedeze u thonë Jo blerjes së disa milionë maskave ​​mbrojtëse, veshjeve plastike, dorezave dhe shumë mjeteve të tjera mjekësore nga Kina, edhe pse materiali është i paketuar dhe gati për shpërndarje në javën e ardhshme. Arsyeja është se maskat mbrojtëse nuk mbajnë vlerësimin më të lartë të sigurisë.

Autoritetet suedeze u thonë Jo blerjeve disa milionëshe të maskave ​​mbrojtëse, veshjeve plastike, dorezave dhe më shumë të tjera nga Kina, edhe pse materiali është i paketuar dhe gati për shpërndarje në javën e ardhshme. Arsyeja është se maskat mbrojtëse nuk mbajnë vlerësimin më të lartë të sigurisë.

Stafi i sektorit të kujdesit shëndetësor në Stokholm beson se ky është një vendim plotësisht i gabuar.

Nëpërmjet një iniciative private, Suedia tani ka mundësinë të blejë një ngarkesë shumë të madhe të materialit mbrojtës për kujdesin mjekësor nga Kina. Samuel Asarnoj, i cili punon me diçka krejt të ndryshme nga kujdesi shëndetësor dhe materialet mjekësore, u kontaktua me dy miq mjekësorë një javë më parë.

  • – Ata pyetën nëse unë, meqenëse kam një rrjet të madh kontakti, do mund të ndihmoja në përpjekjen për blerjen e pajisjeve mbrojtëse për kujdesin shëndetësor, thotë ai. Unë postova një pyetje në Facebook dhe fillova të marr tematika të ndryshme.

Përmes kontakteve të tij, Samuel Asarnoj mësoi se Suedia mund të marrë ndihmë nga Polonia për të blerë disa milion maska ​​mbrojtëse, doreza, veshje plastike e shumë më tepër nga Kina. Peter atëherë kontaktoi autoritetet suedeze. Ministri i Çështjeve Sociale gjithashtu u informua për mundësinë.

  • – E gjithë logjistika dhe gjithçka tjetër është e grumbulluar dhe e gatshme për dërgim në Suedi tashmë javën tjetër, thotë Samuel Asarnoj. Polonia pret porosinë e saj dhe do lejojë që Suedina të marrë pajisjet me të njëjtin aeroplan.

Autoritetet suedeze thonë JO

Por, pavarësisht faktit se kujdesi shëndetësor po ankohet për pajisjet mbrojtëse, autoritetet suedeze thonë jo.

“Maskat e fytyrës nuk e mbajnë klasën e duhur të sigurisë”, thotë për SVT News, Johanna Sandwall i Bordit Suedez të Shëndetsisë. Ne nuk mund të marrim materiale që mund të sigurojnë siguri të rreme dhe mund të ndihmojnë në përhapjen e infeksionit.

Maskat e fytyrës, të cilat janë vetëm një pjesë e vogël e kësaj lindhje të mundshme nga Kina, quhen FFP2. Polonia bleu 15 milion nga këto maska, por autoritetet suedeze nuk u besojnë atyre. Maskat e përdorura në kujdesin intensiv në Suedi sot quhen FFP3 dhe janë të një niveli më të lartë mbrojtjeje.

Kur e pyeten nëse është më mirë me një maskë jo shumë të mirë se sa pa asnjë maskë mbrojtëse, apo të përdoren maska të krijuara vetë në shtëpi nga punonjësit e kujdesit shëndetësor, Johanna Sandwall përgjigjet se Bordi Kombëtar i Shëndetësisë nuk u ka thënë akoma rajoneve se situata është ende aq kritike.

  • – Unë gjithashtu dëgjoj dhe shikoj në lajme se profesionistët e kujdesit shëndetësor i bëjnë vetë pajisjet e tyre, por ne duhet të ndjekim rregullat që kemi në Suedi, thotë Johanna Sandwall.

Mjekët kritikë ndaj procedurës

Në kujdesin shëndetësor, stafi e ka të vështirë të kuptojë refuzimin e autoriteteve për t’a ofruar këtë mundësi.

  • Tani situata është aq kritike sa është shumë e rëndësishme të veprohet, duhet ta marrim materialin tani dhe ta kontrollojmë më vonë, thotë Peter Giesecke, kardiolog në spitalin e Danderyd.
  • Ne duhet të improvizojmë gjatë gjithë kohës dhe nevojat janë shumë të mëdha.

Eduart Ndreu për albaner.nu