Sistemi imunitar mund të reagojë fuqishëm ndaj koronavirusit të ri dhe të krijojë citokina në trup, të cilat sulmojnë organet e brendshme. Por sot ka ilaçe për të ndihmuar në këtë drejtim.

Se sa janë njërëzit të cilët tashmë mbajnë sëmundjen e virusit covid-19 është ende e paqartë, por shifra vlerësohet të jetë e madhe. Shumë të infektuar kanë simptoma të buta. Për një pjesë të atyre që sot ndodhen nën kujdesin intensiv, arsyeja nuk është vetëm virusi, por dhe reagimi i tepruar i sistemit të tyre imunitar ndaj infeksionit, i cili gjithashtu ka bërë që njerëz të rinj, akoma dhe të shëndetshëm, të sëmuren rëndë.


Sistemi imunitar vazhdon të sulmojë

Kur sistemi imunitar ndjen një pushtues në trup, mund të jetë një virus ose bakter, prodhon proteina të cilat quhen citokina. Këto proteina të vogla dërgojnë sinjale në qeliza për të vepruar kundër infeksionit. Në raste normale, këto sinjale ndalojnë kur virusi ose bakteri nuk paraqet më kërcënim për trupin. Por në disa raste ndodh e kundërta.

– Ajo që ndodh atëherë është se reagimi i sistemit imunitar ndaj virusit kthehet në një përgjigje të tepruar. Nëse s’do ketë një frenë, sistemi imunitar vazhdon të dërgojë citokina, të cilat në një përpjekje për të mbrojtur trupin e dëmtojnë atë, thotë Petter Brodin, doktor në Institutin Karolinska dhe studiues që përqendrohet në sistemin imunitar të njeriut.

“Stuhitë e citokinës” janë problemi

Fenomeni quhet stuhi e citokinës. Simptomat mund të shpërthejnë dhjetë deri në dymbëdhjetë ditë pasi të sëmuren nga një infeksion viral.

– Simptomat vërehen kur pacientët befas sëmuren. Stuhia e citokinës ndikon në qarkullimin e gjakut dhe pacientët marrin temperaturë të lartë dhe Acute Respiratory Distress Syndrome, ARDS, i cili gjithashtu karakterizon covid-19, thotë Petter Brodin.

Personeli i kujdesit shëndetësor rrezikon të preket më shumë.

Ekzistojnë disa teori se pse sistemi imunitar merr një reagim kaq të fuqishëm. Studimet tregojnë se njerëzit që janë të ekspozuar ndaj një numri të madh molekulash virusi ka më shumë të ngjarë të goditen më rëndë. Prandaj, mjekët dhe infermierët pa pajisje të mjaftueshme mbrojtëse janë sëmurë rëndë, edhe pse ata kishin një organizëm të shëndetshëm.

– Nuk është rregull që shumica e njerëzve të rinj dhe të shëndetshëm të vuajnë gjithashtu nga kjo sëmundje. Por është pikërisht personeli i kujdesit shëndetësor ai që është i ekspozuar ndaj shumë molekulave virale në një masë më të madhe ku sistemi imunitar përgjigjet me një reagim kaq të fuqishëm që madje çon në vdekjen e tyre, thotë Petter Brodin.

Trajtimi i stuhive të citokinës

Trajtimet kundër stuhisë së citokinës përqendrohen në zvogëlimin e veprimtarisë së sistemit imunitar dhe aktualisht po kryhen studime janë se si duhet të kryhet trajtimi ndaj covid-19. Në një studim të botuar në Blood advances, një pacient me koronë në Kinë është trajtuar me ilaçin Tocilizumab, i cili ka një efekt të provuar qetësues të sistemit imunitar. Është verifikuar se ilaçi gjithashtu kishte efekte pozitive tek pacienti i infektuar nga virusi.

Ka edhe mënyra të tjera për të trajtuar stuhitë e citokinës

Në Suedi, pacientëve me grip u janë dhënë, ndër të tjera, toksinat dhe kortizoni. Por sistemi imunitar është një sistem komplikuar dhe i fuqishëm, thotë Petter Brodin dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të kuptojmë se çfarë kërkohet të veprojmë kundër covid-19.

– Po kryhen prova në Itali, Kinë dhe vende të tjera në përpjekje që të kuptojnë se cili është synimi dhe koha optimale e covid-19. Ne duam të jemi në gjendje të kontrollojmë sistemin imunitar në mënyrë që të ruajmë mbrojtjen kundër infeksionit viral pa pastur në mbireaksion që mund të bëhet fatale.

Burimi:https://www.svt.se/nyheter/vetenskap/covid-19-darfor-blir-aven-unga-och-friska-allvarligt-sjuka

Eduart Ndreu për albaner.nu