Komunat dhe rajonet marrin një ndihmë ekonomike shtesë prej 15 miliardë SEK si rezultat i krizës së koronës.

– Është paketa më e madhe e dhënë ndonjëherë në këtë sektor për shkak të krizave,” tha Ministrja e Financave Magdalena Andersson (S).

  • Kjo ndihmë vjen si rezultat i negociatave midis qeverisë, Partisë Qendrore dhe Liberalëve dhe u paraqit në një konferencë për shtyp të enjten.
  • Pesë miliardë tashmë ishin paralajmëruar dhe tani futen dhe 15 miliardë të tjera, që do të thotë se buxheti i ndryshuar për ndihmën përmban 20 miliardë shtesë për komunat dhe rajonet.
  • Besojmë se kjo është një shtesë jashtëzakonisht e madhe. Ne kemi nisur tashmë me 100 miliardët që përfshijnë të gjitha paketat tona të krizës, tha Ministrja e Financave Magdalena Andersson (S).
  • Paratë zakonisht shpërndahen me 70 përqind për bashkitë dhe 30 përqind në rajone. Do të ketë gjithashtu një kontribut të përhershëm vjetor prej 12.5 miliardë SEK nga viti 2021.
  • Ekziston një liri e madhe për të përshtatur mbështetjen për nevojat lokale dhe rajonale, tha Andersson.
  • “Investim unik”
    Ministri i Financave Per Bolund, tha se bëhet fjalë për një “investim unik” në “kohë unike”.
  • Ne duhet të mbështesim të gjithë heronjtë tanë, që po bëjnë një përpjekje fantastike, jo vetëm në kujdesin shëndetësor.
  • Shumë luftojnë shumë për ta bërë jetën e përditshme funksionale, kështu që meritojnë mbështetjen tonë, tha zëdhënësi-politiko/ekonomik i partisë Qendrore, Emil Källström.
  • Sipas Mats Persson ekonomist-politik i Liberalëve, paratë gjithashtu duhet të ofrojnë mundësi që punonjësit e sektorit publik të jenë në gjendje të mbajnë punën e tyre.

Burimi:https://www.svt.se/nyheter/ekonomi/15-nya-miljarder-i-coronastod?fbclid=IwAR1jNpWcgsnNm4hZPX7R6nnhL7IEN7QEJP123PI714y57pN18eceLC0AWjg

Përgatiti në shqip Eduart Ndreu