– Mos i lejoni fëmijët të trokasin tek fqinjët për të kërkuar ëmbëlsira. Do të ketë dhe Pashkë të tjera në të ardhmen.

Kryeministri Stefan Löfven, në konferencën e sotshme të shtypit:

– Virusi po e godet fort Suedinë, rrjedha e ngjarjeve mund të ndryshojë me shpejtësi. Situata ka të ngjarë të përkeqësohet në javët që vijojnë duke u bërë më problematike.

– Qeveria, parlamenti dhe autoritetet përkatëse kanë marrë vendime që kufizojnë dhe ndryshojnë jetën e përditshme të të gjithëve.

– Ne kemi marrë masat e nevojshme për të frenuar përhapjen e infeksionit, mbrojtjen e grupeve të rrezikuara dhe burimet e sigurta për kujdesin shëndetësor. Sot, do të paraqiten masa të mëtejshme.

– Përpjekja që secili prej nesh bën çdo ditë është gjëja më e rëndësishme. Kurimi , është e njëjta gjë. Çdo suedez e ka detyrim të mbrohet. Anulloni udhëtimet për Pashkë. Qëndroni në shtëpi qoftë me simptomën më të vogël, nëse jeni mbi 70 vjeç ose i përkisni ndonjë grupi tjetër të rrezikuar, kërkoni ndihmë për blerje ose çështje të tjera.

– Mos i lejoni fëmijët të trokasin tek fqinjët për të kërkuar ëmbëlsira. Do të ketë dhe Pashkë të tjera në të ardhmen. Karrot e Pashkëve duhet të qëndrojnë në garazhe.

Ai tha gjithashtu se bashkëpunimi funksionoi mirë me opozitën.

– Ne kemi aplikuar pushimet afatshkurtra, kemi anuluar zbritjen e periudhës së pritjes, gjithashtu jemi duke përforcuar përkohësisht kompensimin e parave nga a-kassa , tha ai ndër të tjera.

– Përveç kësaj krize, krize të papritur të menjëhershme, vendi ynë do të vazhdojë të ecë përpara.

Kryeministri Stefan Löfven përfundoi duke thënë se qeveria do të vazhdojë të marrë vendime kur të jetë e nevojshme, dhe përsëritur këshillat e dhëna më parë për mbajtjen e distancave, mbrojtjen e të moshuarve dhe grupeve të rrezikuara, qëndrimin në shtëpi nëse jeni me simptoma etj.

Eduart Ndreu