Rregulli i ri vlen nga e Mërkura dhe vlen për shkollat e mesme deri në universitete.
“Duke filluar nga nesër, të gjitha shkollat e mesme të Suedisë dhe arsimi i të lartë do të fillojnë studimet në distancë”, tha kryeministri Stefan Löfven. Qeveria do të paraqesë një propozim në parlament që do të lejojë që studentët në arsimin e lartë dhe arsimin e mesëm ti vazhdojnë të marrin fondet e studimit për periudhën që u janë dhënë.
Kryeministri Stefan Löfven në konferencë për shtyp.
Kjo është për të siguruar jetesën e studentëve. Të gjithë prindërit duhet ti inkurajojnë dhe ti të bindin nxënësit e shkollës së mesme që të vazhdojnë studimet dhe të marrin seriozisht rrezikun e infeksionit.
– Ka grupe të studentëve që vetëmenaxhohen dhe mund të marrin përgjegjësi për studimet e tyre. Unë pres që studentët dhe nxënësit të i përgjigjen me devotshmëri besimit që bie mbi ta, thotë Ministrja e Arsimit Anna Ekström.
Ministrja e Arsimit Anna Ekström dhe Kryeministri Stefan Löfven.
Shkollat parashkollore dhe shkollat fillore mund të mbyllen
Sipas kryeministrit, mund të vijnë më shumë masa.
– Ne po përgatisim gjithashtu një mbyllje totale të shkollave fillore dhe parashkollorëve, thotë Stefan Löfven, i cili thekson se i përmbahet rekomandimeve të Autoritetit të Shëndetit Publik. Nëse shkollat mbyllen, qeveria do të ndërmarrë hapa për të zgjidhur çështjen e kujdesit të fëmijëve për njerëzit me punë të rëndësishme shoqërore. Ky kërkon një ligj krejt të ri që do të vijë shpejt në fuqi.
Gjatë konferencës për shtyp, Ministrja e Arsimit Anna Ekström falënderoi të gjitha palët që së bashku bënë të mundur masat e reja.
Në konferencë ishin të pranishëm pranishëm kryeministri Stefan Löfven, ministrja e Arsimit Anna Ekström, ministrja e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Matilda Ernkrans dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit Publik Johan Carlson.
Përktheu dhe përshtati për albaner.nu Eduart Ndreu