Shkollat jane mbyllur ne shume vende por ky mua me duket vendim bosh, si hajmali te baba hoxhe. Thjesht politikane qe duan te duken veprues, e veprojne aty ku munden — jo aty ku ka nevoje.

Mua me duket me i arsyeshem vendimi suedez per te mbajtur shkollat hapur. Sa kohe qe ka resurse per te mbajtur procesin mesimor, pse jo. Raportet nga WHO dëshmojnë vazhdimisht se femijet nuk jane te ndieshëm si te rriturit. Raporti i fundit vjen nga eksperte te WHO-se ne epiqender te infeksionit, ne Wuhan, Kine, dhe konstaton serish se femijet atje kane kapur e perhapur virusin korona shume me pak se te rriturit. Raste individuale ka, por ne nivel grupor ka dallim te madh.

Atehere mua me duket qe eshte me e urte te mbash femijet se bashku nje pjese te madhe te dites, se t’i mbash me grupmoshat tjera. Ngujimi i femijeve ne shtepi bllokon nje pjese te madhe te demografise, edhe personel shendetesor etj qe duhet gjetke. Ne kete situate ne duhet te gjejme zgjidhje te mencura sistemike, qe optimojne rezultatet per te gjitha grupmoshat.

Them se Suedia mund te mbaje qendrim kaq racional pse ketu politika dallon nga vendet tjera. Ne Suedi kemi nje besueshmeri unike ne bote ndaj institucioneve tona. Shendetesia publike, qe mbahet me taksa progresive dhe ofron shërbime mjekesore falas, eshte nder sektoret me besueshmerine me te larte ne mesin e qytetareve. Mjeket nuk i quan ketu askush te korruptuar, pse veprojne brenda nje sistemi shendetesor publik ku ti si mjek s’ke shtysa qe te ndjekesh nje profit vetjak.

Prandaj politikanet mainstream suedeze nuk kane hapesire per lojëra politike. Ata thirren ne gjykimet e eksperteve te Institutit per Shendetesi Publike ashtu si thirren hoxhallaret ne sure te kuranit. Kjo eshte menyra e tyre per te ruajtur respektin per veten. Dhe ekspertet e atjeshem thone se mund te vije koha per te mbyllur edhe shkollat, por kjo kohe nuk eshte sot.

Ata qe therrasin ne Suedi per mbyllje te menjehershme te shkollave jane rendom njerez qe nuk besojne ne institucionet publike. Shume prej tyre mendojne se shteti genjen per gjithcka, prej virusit e gjer te vaksinat, ufot, e migrantet. Nese vie dita qe ekspertet e shendetit publik te udhezojne mbyllje te shkollave, keta alarmiste do te ulerasin se paskan pasur te drejte tere kohen.

Nga Shqiptar Oseku