”Rrezikshmeri e lartë” — Suedia ngre nivelin e alarmit per covid-19 ne shkallen me te larte. Qytetaret jane te udhezuar te rrine ne shtepi nese kane cfaredo irritimi ne kanale te frymemarrjes. Prioritet eshte mbrojtja e personelit shendetesor. Personeli mjekesor ne reparte infektive do te perdore pajisje mbrojtese, pse virusi eshte konstatuar se ngjitet edhe ne kthina, rroba, e objekte te prekura nga te semuret.

Shendetesia publike nuk do te pranoje me persona me simptome te rendomta te virusit korona. Te semuret jane te udhezuar te vetizolohen ne shtepi. Nese te semuret dalin nga vetizolimi, ta zeme per te blere ushqim, udhezohen te kene maska per te kufizuar perhapjen e virusit.

Ambulanca me pajisje speciale do te mbledhin persona te vetizoluar qe mund te jene ne gjendje te rende ne shtepi. Shumica e te infektuarve do te ndiejnë nje si rrufë të rëndomtë, qe nuk le pasoja serioze.

Shkollat do te ngelin hapur.

Enti i shendetit publik thirret te nje studim i fresket, Report of the WHO-China Joint Mission on Coronavirus Disease 2019 (COVID-19). Aty thuhet se femijet kane patur nje numer minimal semurjesh. Per arsye ende te pastudiuara sa duhet, duket se femijet kapin dhe perhapin virus me pak se tana grupmoshat tjera.

Udhezimet tjera:

—Laj duart shpesh me sapun

—Secili te kete peshqir vetjak

—Mos prek fytyre e sy

—Kollitu e teshtij ne bockë (pjesen e brendshme te bërrylit)

—Shmang cdo kontakt trupor

Unë nuk ndiej panik. Por natyrisht qe do te ndjek udhezimet. Informova edhe femijet, pa teprime. Do te shmangim mbledhi njerezish, ta zeme neper qendra tregtare, e do te reshtim me vizita sociale per ca kohe. Do te perdorim sapun me shumice, alkool duarsh, e peshqir vetjak secili. Dhe gjithcka do te behet mire.

Shqiptar Oseku

Corona virus, si të mbrohemi