Ryanair frenon dhe braktis aeroportin e Skavsta.

Pakica e aeroplanëve do të thotë për Ryanair mbylljen e bazës së saj nga aeroporti i Skavsta në Nyköping/Stockholm. Por ky vendim s’do të thotë se kompania në fjalë do të ndërpresë totalisht fluturimet drejt dhe nga ky aeroport.

RYANAIR: Skavsta-Podgoricë fund që nga Marsi!

Ky mesazh erdhi nga fillimi i dhjetorit të vitit të kaluar.

Për shkak të problemeve me fluturimet me avionë të tipit BOING 737 MAX, kompania irlandeze është e detyruar tashmë të marrë vendime radikale.

Aeroportet që do kenë pasoja nga ky vendim do jenë dy, i pari në Skavsta, Nyköping dhe ai në  Nuremberg, Gjermani nga të cilët Ryanair ndërpret fluturimet. Gjithashtu kompania parashikon uljen e pasagjerëve të saj për vitin 2020 me rreth një milione të tillë.

“Ndjejmë keqardhje për mbylljen e shërbimit nga këto dy aeroporteve dhe zbritjen e shërbimeve në aeroportet e tjera, që vijnë si pasojë e problemeve me avionët Boing 737 Max. Ne po  bisedojmë me kompaninë Boing dhe sindimatat që të minimizojmë vendet  e humbura të punës”.

Por mbyllja në fillim të marsit s’do të thotë se kompania aeroporike do të ndalojë totalisht fluturimet, megjithatë, do jetë në një numër më të ulët, shkruan Dagbladet suedeze.

Nuk mund të jemi të sigurtë se deri në çfarë shkalle do jetë ulja e fluturimeve/shërbimeve, por ata do të vazhdojmë fluturimet, thotë ajo.

Ryanair është një nga shumë kompanitë aeroporike që u dëmtuan nga aeroplanët Boing 737 Max, pas dy fatkeqësive që ndodhën në Indonezi dhe Etiopi të cilat u kushtuan jetën më shumë se 300 njerëzve.

Organizata amerikane FAA deklaroi para pak kohësh se modeli i ri nuk është akoma gati për tu certefikuar dhe sipas Ryanair vetëm 10 avionë të rinj do të dorëzohen, nga 20 që ishte e planifikuar.

Ryanair është në funksin në Skavsta që nga viti 2003 dhe sot ka rreth 30 destinacione.

SINDIKATA E KOMUNËS SË NYKÖPING 

Që nga viti i kaluar, aeroporti Skavsta është në pronësi të operatorit Vinci Aeroport, me seli në Paris. Komuna Nyköping ka ende një interes pronësie 9,9%.

 Mesazhi do të thotë që dy kompani ajrore tani kanë zgjedhur në një kohë të shkurtër për të shkurtuar operacionet e tyre në Suedi.

Në dhjetorin e kaluar, Norwegian njoftoi se do mbyllte të gjitha linjat e saj në distanca të gjata nga Stokholmi dhe Kopenhagen për shkak të përfitimit shumë të dobët në tregun suedez.

Me pak fjalë: biletat e lira drejt Ballkanit morën fund. 

Skavsta-Podgoricë fund që nga Marsi!

Deri dje ankoheshim se nuk kemi linja direkte dhe me kosto të ulët drejt  dhe nga Shqipëria, tani nuk do ketë me as për tek fqinjët tanë në Ballkan.

A mund të flasim më për një linjë direkte drejt Shqipërisë?

Pse kur fillojnë problemet, të parët që e paguajnë janë Ballkanasit?

Eduart Ndreu për albaner.nu