Për qytetarët e BE-së dhe banorët e përhershëm…

Këtu do të lexoni informacionin e duhur për ju që jetoni në një vend të BE dhe dëshironi të vini në Suedi.
Do lexoni gjithashtu informacione për ju të cilët jeni shtetas nordik dhe keni familjen që është shtetas i një vendi jashtë BE’së dhe për ju që jeni shtetas i Zvicrës.

Qytetarë të BE-së që punojnë, studiojnë ose jetojnë në Suedi

Si qytetar i BE-së, ju keni të drejtë të punoni, studioni ose jetoni në Suedi pa leje qëndrimi.
Ju gjithashtu keni të drejtë të filloni dhe të drejtoni kompaninë tuaj. E drejta e shtetasve të BE për të banuar në Suedi pa leje qëndrimi quhet vendbanim.
Ju keni të drejtën e banimit në Suedi nëse, për shembull, ju jeni një punëtor, sipërmarrës, studioni ose keni burime të mjaftueshme për nevojat e përditshme.
Nëse keni të drejtën e qëndrimit në Suedi, ju nuk keni nevojë të kontaktoni Bordin e Migracionit.

Për të ardhur në Suedi, do t’ju duhet një pasaportë e vlefshme ose letërnjoftim që tregon shtetësinë.

Ju mund të transferoheni në Suedi pa kërkuar leje, por nëse keni një familje që janë shtetas të një vendi jashtë BE’së, ata duhet të aplikojnë për një leje qëndrimi.
Në mënyrë që familjes suaj t’i jepet leje qëndrimi, ju duhet të jeni në gjendje të tregoni se jeni në përputhje me të drejtën e qëndrimit në Suedi përmes punës, studimeve ose me fonde të mjaftueshme.

Si shtetas i BE-së, ju keni të drejtë të filloni të punoni ose studioni menjëherë pasi të vini në Suedi.

Për t’u regjistruar në Suedi dhe për të marrë një numër suedez të sigurimeve shoqërore, duhet të kontaktoni Skatteverket.

Ju që dëshironi të hapni biznesin tuaj duhet të dorëzoni një deklaratë tatimore në Agjencinë Suedeze të Taksave dhe mund t’ju duhet të regjistroni kompaninë tuaj
në Zyrën Suedeze të Regjistrimit të Kompanive para se të filloni biznesin tuaj. Mund të lexoni më shumë në Verksamt.se.

Qytetarë nordikë

Qytetarët e Danimarkës, Finlandës, Norvegjisë dhe Islandës mund të jetojnë në Suedi pa asnjë kërkesë për leje qëndrimi. Ju vetëm duhet të regjistroheni
në Agjencinë Suedeze të Taksave.

Qytetarët e Zvicrës
Nëse jeni shtetas i Zvicrës, ju duhet të aplikoni për një leje qëndrimi.
Nëse jeni shtetas zviceran, mund të lëvizni në Suedi për të punuar, studiuar, filluar biznesin tuaj ose të jetoni për shembull, me pension nga vendi juaj i origjinës.
Nëse qëndroni më gjatë se tre muaj, do t’ju duhet një leje qëndrimi.

Personat që kanë jetuar në BE

Nëse keni jetuar në një vend brenda BE-së, por nuk jeni shtetas të BE-së, ju mundeni, nën rrethana të caktuara, të merrni leje qëndrimi të përhershëm në atë vend.
Në këtë rast ju keni të drejta që janë të ngjashme me ato të shtetasve të BE’së.

Leja e qëndrimit në Suedi për dikë me vendbanim të përhershëm në një vend tjetër të BE

Personat që kanë jetuar për të paktën pesë vjet në një vend të BE me leje qëndrimi mund të aplikojnë për një qëndrim të përhershëm në atë vend. Qytetarët që janë të pajisur me leje qëndrimi të përhershme kanë një leje qëndrimi të veçantë KE / BE, që do të thotë se personi ka disa të drejta të ngjashme me ato të një shtetasi të BE’së.
Kjo i jep personit mundësi më të mëdha për të kaluar në një vend tjetër të BE-së, për shembull, për të punuar, studiuar, filluar biznesin e vet ose të jetojë me pensionin e tij.

Nëse më parë keni një vendbanim të përhershëm në një vend tjetër të BE dhe tani plotësoni statusin e banorit të përhershëm në Suedi, ju mund të aplikoni përtë lëvizur statusin nga një vend tjetër në Suedi.
Kontaktoni Zyrën e Migracionit nëse keni pyetje në lidhje me mënyrën e aplikimit për lëvizjen e statusit tuaj në Suedi.

Kush mund të ketë statusin si banor i përhershëm në BE?

Për të qenë banor i përhershëm, duhet të keni jetuar në një vend të BE’së për të paktën pesë vjet me leje qëndrimi. Ju gjithashtu duhet të jeni në gjendje të mbështetni veten. Për të marrë statusin,
aplikoni për një leje qëndrimi të posaçme të BE-së. Referojuni autoritetit të migrimit të vendit për informacione rreth aplikimit.

Shënojmë se Danimarka, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar nuk mbulohen nga statusi i banorit të përhershëm. Prandaj ju nuk mund të aplikoni për statusin si banor i përhershëm në këto tre vende.

Vendet e mbuluara nga direktiva për lejen e qëndrimit.
Belgjika, Bullgaria, Qiproja, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Italia, Kroacia, Letonia, Lituania, Luksemburg, Malta, Hollanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Republika Çeke, Gjermania, Hungaria dhe Austria.

Nëse keni banim të përhershëm, atëherë ju duhet të deklaroni kartën e lejes së qëndrimit si më poshtë:

Belgjika:
Résident de longue durée – CE ose
EG – langdurig ingezetene

Bullgaria:
дългосрочно пребиваващ в EC

Qipro:
Long term resident – EC

Estonia:
Pikaajaline elanik – EÜ

Finlanda:
P EY 2003/109 EY ose
P EG 2003/109 EG

Greqia:
επί μακρόν διαμένων – ΕΚ

Franca:
Carte de résident de durée durée – CE (para 20 qershorit 2011)
Carte de résident de durée durée – Communauté Européenne (pas 20 qershorit 2011)

Italia:
Soggiornante di lungo periodo – UE o Soggiornante di lungo periodo – CE

Kroacia:
Osoba s dugotrajnim boravištem – EZ

Letonia:
Pastāvīgī dzīvojosa persona – ES

Lituania:
Ilgalaikis gyventojas – EB

Luksemburg:
Resident de longue duree – UE

Malta:
Residenti għat-tul – KE

Hollanda:
EG – langdurig ingezetene

Polonia:
Pobyt rezydenta długoterminowego UE

Portugalia:
Residente CE de longa duração

Rumania:
Rezident pe termen lung – CE

Sllovakia:
Osoba s dlhodobým pobytom – ES

Sllovenia:
Rezident za daljši čas – ES

Spanja:
Residente de larga duración – UE

Republika Çeke:
Povolení k pobytu pro dlouhodobě pobývajícího rezidenta – ES

Gjermania:
Daueraufenthalt – EG ose
Daueraufenthalt – EU

Hungaria:
Huzamos tartózkodási engedéllyel rendelkező – EK

Austria:
Daueraufenthalt – EG

Shënim: Disa vende përdorin gjithashtu termin anglisht për statusin si banor i përhershëm. Mund të shkruajnë vetëm [Long term resident – EC]
në kartën e lejes së qëndrimit. Vini re se mund të ketë formulime shtesë nga këto që tregohen më sipër.

Kërkesat për qëndrim për dikë me vendbanim të përhershëm në BE

Nëse keni një status të qëndrimit të përhershëm në një vend të BE-së, mund të lëvizni në Suedi për të punuar, studiuar ose jetuar me burimet e tuaja, si p.sh, një pension nga vendi juaj i origjinës. Nëse qëndroni më gjatë se tre muaj, do t’ju duhet një leje qëndrimi.

Për të marrë një leje qëndrimi ju duhet të:

Keni një pasaportë të vlefshme ose një dokument udhëtimi të vlefshëm që tregon identitetin tuaj.
Keni një vendbanim të përhershëm në vendin e BE-së në të cilin keni jetuar më parë dhe keni marrë lejen e qëndrimit të veçantë të njohur si rezident i përhershëm i qëndrimit në BE.
Të jeni në gjendje deklaroheni mundësinë e banimit në Suedi si një punonjës, student, person i vetëpunësuar ose me pension ose mjete të tjera adekuate.

Materjali është përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Eduart Ndreu për faqen: Shqiptarët në Suedi – Albaner i Sverige
Burimi: https://www.migrationsverket.se/Privatpersoner/EU-medborgare-och-varaktigt-bosatta/Arbeta-studera-eller-bo-i-Sverige-for-EU-medborgare.html

Shënim: Në një Artikull tjetër do sqarojmë mënyrën e aplikimit për leje qëndrimi në Zyrën e Migracionit…